Qarkullim i pamundur në Durrës, rrugët janë kthyer në kaos - Bota Sot
Qarkullim i pamundur në Durrës, rrugët janë kthyer në kaos

Durrësi

E hënë, 25 qershor 2018

Qarkullim i pamundur në Durrës, rrugët janë kthyer në kaos

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:29
Durrës

Në Durrës, fundjavat po bëhet ferr për banorët. Të lëvizësh me makinë duhet të kesh nerva të hekurta. Kurse vend për këmbësoret nuk ka.

Kaos thuajse në çdo rrugë e kryqëzim. Për shkak të vështirësive për të gjetur parkim, drejtuesit ndalojnë dyshe. Korsitë bllokohen dhe trafiku është i pashmangshëm.

Policia nuk duket askund edhe rregullin e vendosin vetë shoferët. Këtu në jo pak raste qarkullimit bllokohet totalisht. Kryqëzimi pranë pallatit të Sportit një tjetër zonë tmerr për lëvizjen.

Parkimi dyshe, ndalesat e mjeteve në vende që bëhen pengesë për qarkullim apo kundratabelë, edhe në kryqëzimin e rrugës “Egnatia” apo në rrugën “Aleksandër Goga”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test