Aksion masiv në Durrës, sekuestrohen kafe, sheqer e televizorë - Bota Sot
Aksion masiv në Durrës, sekuestrohen kafe, sheqer e televizorë

Durrësi

E hënë, 25 qershor 2018

Aksion masiv në Durrës, sekuestrohen kafe, sheqer e televizorë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 15:29
Durrës

Policia kufitare në Durrës ka kryer një operacion të madh në goditjen e paligjshmërisë dhe ka kapur gjatë 12 orëve të fundit 4 raste të kontrabandës së mallrave që paguajnë akcizë.

Policia ka mundur të sekuestrojë një sasi të madhe kafeje dhe sheqeri, ndërsa në dy rastet e tjera janë kapur televizorë e veshmbathje.

NJOFTIMI:

Procedohen penalisht 5 shtetas, ndër ta një doganier për "Shpërdorim detyre", konkretisht:

Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi në P K K Port, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.

Shtetasi R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volksëagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.

Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.T vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.

Policia Kufitare e Durrësit, do të vijojë kontrollet e rrepta për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar të gjitha tentativat për paligjshmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test