Masakër me pronat në Durrës, prokuroria: Në shënjestër 30 zyrtarë të Hipotekës dhe ALUZINI-t - Bota Sot
Masakër me pronat në Durrës, prokuroria: Në shënjestër 30 zyrtarë të Hipotekës dhe ALUZINI-t

Durrësi

E mërkurë, 19 shtator 2018

Masakër me pronat në Durrës, prokuroria: Në shënjestër 30 zyrtarë të Hipotekës dhe ALUZINI-t

Më: 26 mars 2018 Në ora: 11:15
Pronat në Durrës

Vetëm pak kohë pas hetimit të bujshëm që çoi në qeli zyrtarët e bashkisë së Lezhës, bashkë me kryetarin, lënë më pas me “arrest shtëpie” nga gjykata, ka zhvillime në një tjetër qytetet bregdetar. Bëhet fjalë për Durrësin.

Mediat bëjnë me dije se prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar.

Mësohet se në shënjestër janë vënë 30 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t. Prokuroria ka kërkuar që në vijim të hetimeve të nisura të marrë në pyetje punonjësit e këtyre dy institucioneve.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, në Durrës është bërë masakër me tjetërsimin e pronave. Mësohet se janë një sërë dosjesh tashmë të sekuestruara, të cilat po i nënshtrohen hetimeve intensive.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test