Defekti në tubacion, vijojnë problemet e furnizimit me ujë në Durrës - Bota Sot
Defekti në tubacion, vijojnë problemet e furnizimit me ujë në Durrës

Durrësi

E hënë, 25 qershor 2018

Defekti në tubacion, vijojnë problemet e furnizimit me ujë në Durrës

Më: 25 mars 2018 Në ora: 09:57
Durrës

Një defekt i rëndë në tubacionin e ujësjellësit, ka bërë që Durrësi të mos furnizohet me ujë të pijshëm, që prej pasdites së të shtunës.

Sot, Ujësjellës Kanalizime Durrës njoftoi qytetarët se për shkak të një defekti të rëndë, edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Shkak i defektit ka qenë ndërprerja e menjëhershme e energjisë elektrike në stacionin e pompave, në Fushë Kuqe. Kjo ndërprerje shkaktoi një çarje të madhe të tubacionit kryesor ‘DN 700 mm’, në një gjatësi prej 1 m.

Për riparimin e defektit janë dashur rreth 16 orë punë nga pasditja e djeshme. UKD ndërkohë vazhdon punën për normalizimin e furnizimit me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test