Durrësi si ‘Venecia’, por qytetarët dhe bizneset kalojnë momente tmerri me ujërat që vërshuan nga 4 anët - Bota Sot
Durrësi si ‘Venecia’, por qytetarët dhe bizneset kalojnë momente tmerri me ujërat që vërshuan nga 4 anët

Durrësi

E hënë, 25 qershor 2018

Durrësi si ‘Venecia’, por qytetarët dhe bizneset kalojnë momente tmerri me ujërat që vërshuan nga 4 anët

Më: 19 mars 2018 Në ora: 18:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga qenë një ditë e tmerrshme kjo e sotmja për qindra e mijëra qytetarë të Durrësit që teksa nxitonin për në punët e përditshme përballeshin me vërshimin e ujit, në rrugë, shkolla, dhe katet e para të banesave e dyqaneve. Pamjet (më poshtë) flasin vete se si u përmbyt shkolla “Met Hasa” në Durrës dhe nxënësit u evakuuan me zjarrfikëse. Po e njëjta gjendje nëpër urbanët e qytetit. Kanalizimet pothuajse nuk funksionojnë dhe kjo gjendje përsëritet sa herë në këtë qytet ka reshje.

Edhe projekti më i fundit i kësaj bashkie, Veliera e famshme është përmbytur aq sa edhe kalimi i mjeteve është bërë i vështirë.

Mësimi në të gjitha shkollat e qytetit si dhe në Universitetin Aleksandër Moisiu është pezulluar.

Autobusi i cili përshkon linjën e Unazës në Durrës, ka mbetur i bllokuar prej orës 8 e 30 të mëngjesit deri në orën 11:15 minuta, në zonën pranë stadiumit “Niko Dovana” në lagjen nr.18.

Qytetarë të shumtë janë detyruar të presin për disa orë për të mbërritur në destinacionin e tyre, ndërsa për ta arritur këtë gjë është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses.

Sakaq, Kodër Vila prej disa vitesh vuan pasojat e erozionit pasi përbërja e saj argjilore ka sjellë shkarje dherash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test