Bllokohen punimet për ndërtimin e një hoteli në Durrës

Durrësi

Bllokohen punimet për ndërtimin e një hoteli në Durrës

Më: 17 mars 2018 Në ora: 11:16
Durrës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bllokuar punimet për ndërtimin e një hoteli 7-katësh në zonën bregdetare të Durrësit.

Objekti po ndërtohej midis rrugës kombëtare pranë “Urës së Dajlanit” dhe bregut të detit.

“Vendimi është në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Durrësit dhe në kuadër të zbatimit të ligjit për ndërtimet në zona me rëndësi kombëtare dhe bregdetare. Në bashkëpunim me të gjitha institucionet e shtetit, jemi të vendosur në zbatimin e ligjit”, thotë IKMT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat