Në Durrës mbahet konferencën për cilësinë e ajërit në Kosovë

Durrësi

Në Durrës mbahet konferencën për cilësinë e ajërit në Kosovë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:50
Durrës

Ne Durrës po mbahet një konferencë me titull “Përmirësimi i cilësisë së ajrit në Kosovë”, organizuar nga Kosovo Advocacy and Development Centre KADC dhe përkrahur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur KFOS.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, nga Instituti Hidrometeorologjik, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Shoqëri Civile që kanë veprimtari me ambientin, media, Ministria e Infrastrukturës dhe nga Komuna e Prishtinës, si dhe përfaqësues nga Sektori i menaxhimit të kualitetit të ajrit nga Berlini.

Pikë kryesore e analizës është gjendja aktuale e ambientit në Prishtinë.

Letafete Kryeziu thotë se ndotja vjen në Prishtinë kryesisht nga transporti dhe industritë familjare, por duke mos e harruar assesi KEK-un.

Kryeziu ka shtuar se në sezonin e dimrit ndotja vërehet më shumë si shkak i lagështisë së madhe.

Ndërsa në verë temperaturat janë më të larta dhe grimcat e ndotjes qarkullojnë më lehtë në atmosferë dhe nuk qëndrojnë poshtë.

Ajo thotë se Prishtina nuk është qyteti më i ndotur në botë, “nuk jemi mirë, por jo më të ndoturit”.

Thotë se nëse i analizojmë qytetet tjera, Nju Delhi në krahasim me Prishtinën është shumë më i ndotur.

“Vlera mesatare sillet 32 mikrogramë në metër kub ndërsa në Nju Delhi 98 mikrogramë në metër kub. Por nëse krahasojmë me vende europiane Kosova është më e ndotur. Aq sa është shteti më i zhvilluar, aq më shumë investon edhe në cilësi të ajërti”.

Kjo konferencë do zgjas gjatë ditës së shtunë dhe të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat