Nuk e pranoi në mësim, Këshilli disiplinor i shkollës merr masa për mësuesen e 16 vjeçarit të vrarë në Durrës

Durrësi

Nuk e pranoi në mësim, Këshilli disiplinor i shkollës merr masa për mësuesen e 16 vjeçarit të vrarë në Durrës

Më: 5 mars 2018 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Tre ditë pas vdekjes së 16 vjeçarit i cili u qëlluam me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës, shkolla “Hysen Çela” ka mbledhur Këshillin Disiplinor” për të analizuar vrasjen e  Agjelo Gjokazajt.

Gazetari i Panorama Leonidha Musaj bën me dije se Keshilli Disiplinor i shkollës profesionale “Hysen Cela” ka marr masa disiplinore për mësuesen që nuk pranoi në mësim Angjelo Gjokazaj, i cili u vvra nga Devi Lala.

Vërejtja konsiston në paralajmërim nga puna për mësuesen. Ajo ka thëne se Angjelo ka ardhur me 12 minuta me vonesë dhe i kam kërkuar të vinte me prindërit.

“Sigurisht që më vjen shumë keq për atë që ndodhi. E di shumë mirë rregulloren që duhet të lajmëroja prindërit, por nuk kisha kë të lajmëroj pasi babai i tij ndodhej në Greqi ndërsa nëna në punë deri në orën 16.00. Në këto kushte i kërkova të vinte me prindërit në shkollë,” ka thënë mësuesja.

Shokët dhe shoqet e klasës kanë vendosur një kurore dhe tufa me lule në bankën e Angjelo Gjokazaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat