Sasia rekord e kokainës, ç’po bëhet me 528 pakot e kapura në kontenier

Durrësi

Sasia rekord e kokainës, ç’po bëhet me 528 pakot e kapura në kontenier

Më: 2 mars 2018 Në ora: 09:29
Ilustrim

Nderkohe qe vijojnë hetimet për zbulimin e gjithe rrjetit te trafikut te kokaines, pas kapjes se 613 kg ne Durres, me kamionin e bananeve nga Kolumbia, “Panorama” ben me dije se aktualisht, 528 pakot me lëndë narkotike jane derguar per analiza dhe ekzaminime.

[kokaina durres]

Mesohet se ato po analizohen për gjurmë gishtash dhe përbërjet kimike në Laboratorin e Kriminalistikës në Tiranë.

Kujtojme se përveç dy të arrestuarve dhe personit të shpallur në kërkim për ngarkesën rekord të kokainës nga Kolumbia, Policia dhe Prokuroria kanë në hetim edhe dhjetëra persona të tjerë si të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës.

Në fundin e dyfishtë të kontenierit me banane, të mbërritur për llogari të kompanisë, “Arbri Garden”, u zbuluan 528 pako kokainë, të cilat ishin të shënuara nga sipër me kode të ndryshme. “777”, “KE”, “020”, “CA 17”, janë disa nga kodet e shënjuara sipër mbështjellëses së pakove me lëndë narkotike.

Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor ka dyshime se droga që mbërriti më 19 shkurt në Portin e Durrësit, ishte porositur nga të paktën 20 persona, që momentalisht po hetohen me metodat speciale nga ana e Antidrogës.

Takimi 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u pa dje teksa hynte në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mësohet, se Veliu ka zhvilluar takim me kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe anëtarë të tjerë të grupit hetimor, që po analizojnë veprimet dhe provat për identifikimin e trafikantëve të 613 kg kokainë, që erdhi nga Kolumbia.

Takimi zgjati thuajse një orë dhe burimet thanë se ka qenë një bashkëbisedim pune në lidhje me operacionin e së mërkurës në Durrës.

Grupi hetimor është shumë i rezervuar sa i përket informacioneve të tjera, në lidhje me zhvillimet që ka pasur pas sekuestrimit të ngarkesës rekord të drogës, për shkak të sekretit hetimor. Ndërsa mësohet se tashmë ka nisur edhe një hetim pasuror për personat e përfshirë në këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat