Sekuestrohet sasi e hatashme kokaine në Portin e Durrësit: mbi 500 kg ardhur nga Kolumbia! - Bota Sot
Sekuestrohet sasi e hatashme kokaine në Portin e Durrësit: mbi 500 kg ardhur nga Kolumbia!

Durrësi

E martë, 25 shtator 2018

Sekuestrohet sasi e hatashme kokaine në Portin e Durrësit: mbi 500 kg ardhur nga Kolumbia!

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një sasi e hatashme kokaine është bllokuar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit, që rezulton të jetë më e madhja e kapur ndonjëherë: 613 kg. Ajo u zbulua brenda një kamioni dhe u sekuestrua menjëherë nga Policia.

Droga kishte ardhur nga Kolumbia dhe kishte destinacion Europën.

Policia shqiptare ishte sinjalizuar nga vendet partnere, Spanja Gjermania dhe Holanda dhe në të ishte përfshirë edhe DEA amerikane.

Operacioni për kapjen e kësaj sasie të jashtëzakonshme në portet shqiptare ishte nisur prej kohësh dhe trafikantët ishin në përgjim.

Pritet që Policia e Shtetit të japë detaje për këtë operacion ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test