Kryebashkiakut shqiptar i bllokojnë pasaportën!

Durrësi

Kryebashkiakut shqiptar i bllokojnë pasaportën!

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:13
Kreu i Bashkisë së Rogozhinës, Beqir Nuredini

Abuzimet me pronat në bregdet kanë bërë që Gykata e Durrësit të pranojë caktimin e masës së detyrimit të paraqitjes si dhe të bllokojë pasaportën e kryebashkiakut shqiptar.

Fjala është për kreun e Bashkisë së Rogozhinës Beqir Nuredini, i cili tashmë është vënë nën hetim për abizum me pronat shtetërore dhe shpërdorimin e detyrës. Nën hetim janë dhe 4 persona të tjerë, disa prej të cilëve janë arrestuar.

Gjykata këtë të martë ka vendosur si masë parandaluese, bllokimin e pasaportës së kryebashkiakut, deri në çastin kur hetimet të përfundojnë dhe të nisë procesi gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat