Mbetet në burg ish-kryetari i komunës Ishëm - Bota Sot
Mbetet në burg ish-kryetari i komunës Ishëm

Durrësi

E diel, 23 shtator 2018

Mbetet në burg ish-kryetari i komunës Ishëm

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 17:28
Ilustrim

Gjykata e Durrësit la në burg ish-kryetarin e Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi dhe ish-përgjegjësin e bujqësisë Enver Shima, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë së 4 personave të arrestuar tri ditë më parë, Gjykata zbuti masat e sigurisë personale për sekretaren e arshivës Ornela Shemlikaj dhe motrën e ish-kryekomunarit Shpresa Merdita, ish-punonjëse e zyrës së Urbanistikës në Ishëm në detyrim paraqitjeje.

Arrestimet e katër ish-zyrtarëve të Ishmit erdhën pas hetimeve të nisura në vitin 2015 për dhënie me qira të fondit pyjor dhe tokave në bregdetin e Gjirit të Lalzit, gjatë hapësirës publike gjatë viteve 2013-2015.

Hetimet nisën mbi bazën e raportit të KLSH-së që konstatonte shkelje të rënda të ligjit dhe përfitime përmes dokumenteve që më pas nga hetimet u konstatuan të falsifikuara të tokave në një nga pjesët më të bukura të bregdetit të Adriatikut në Durrës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test