“Çmendet” shqiptari, nuk njeh limite shpejtësie në autostradën Tiranë – Durrës, por e pëson...

Durrësi

“Çmendet” shqiptari, nuk njeh limite shpejtësie në autostradën Tiranë – Durrës, por e pëson...

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 08:30
Policia Rrugore e Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin mbrëmjen e kaluar në disa nga akset kryesore, përfshirë autostradën Tiranë-Durrës.

Gjatë natës janë hasur dhjetëra shoferë sipas policisë që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, të cilët janë burim aksidenti, rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Kështu 21 leje drejtimi janë tërhequr për t’u pezulluar nga OASH për shpejtësi tej limiteve të lejuara, që varionin nga 167 km/orë e deri në 211 km/orë. Një prej këtyre rasteve me shpejtësi 191 km/orë është e faktuar edhe në videon e publikuar gjatë aksionit. Pas ndalimit të shoferit nga polici rrugor, tij i është tërhequr leja e drejtimit dhe ka kaluar në komision.

“Policia Rrugore e Tiranës, është e orientuar qartë , në përmbushje të objektivit parësor, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe jo atë të sasisë së masave administrative. Sa duhet të jetë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve në rrugë?
Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që të mënjanojë çdo rrezik për sigurinë e tij, të këmbësorëve dhe mallrave, dhe çdo çrregullim tjetër të mundshëm në trafik. Shpejtësia duhet të jetë në përputhje me karakteristikat, gjendjen, ngarkesën e mjetit, si dhe karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, etj. Gjendja teknike e mjetit duhet të jetë e tillë që të përballojë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta”, deklaron Policia e Shtetit që iu bën thirrje drejtesve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat