Moti i keq ngre detin deri në 8 ballë, vonohen tragetet e linjës Durrës - Bari

Durrësi

Moti i keq ngre detin deri në 8 ballë, vonohen tragetet e linjës Durrës - Bari

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 12:55
Pamje nga Durrës

Deti Adriatik është përfshirë nga një fortunal mëngjesin e sotëm.

Burime nga Kapiteneria e Portit Durrës, bënë me dije se një dy prej trageteve që vijnë nga Bari, kanë mbërritur me tre orë vonesë në Portin e Durrësit.

Brenda gjirit të Durrësit valëzimi ka shkuar 5 deri në 6 ballë ndërsa në det të hapur 7 deri në 8 ballë. Anijet e peshkimit qëndrojnë të lidhura në vendstrehime të sigurta deri në përmirësim të motit.

Probleme ka edhe në procesin e ngarkim shkarkimit si pasojë e erës dhe rreshjeve të shiut.

Taulant Allka, kapiten i Portit Durrës, tha se deri nesër moti do të jetë i përkeqësuar me situatë jo të favorshme për lundrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat