Reshjet, përmbytet Durrësi

Durrësi

Reshjet, përmbytet Durrësi

Më: 21 janar 2018 Në ora: 22:04
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej rrugëve të qytetit bregdetar të Durrësit.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej rrugëve të qytetit bregdetar të Durrësit. Mbrëmjen e së dielës në ndihmë të banorëve dhe bizneseve të rrezikuara nga uji është angazhuar shërbimi zjarrfikës.

Zjarrfikësit që po punojnë për thithjen e ujërave nga hyrjet e pallateve dhe bizneseve, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve të izoluar në to. Më problematike paraqitet situata në lagjen 17, po probleme ka dhe në lagjet 5 e 18 të qytetit, si dhe në Plazh.

Në këto zona, kryqëzime rrugore dhe trotuare ndodhen pushtetin e ujit duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Ujërat e zeza gjithashtu kanë dalë në sipërfaqe në disa prej akseve rrugore, brenda zonave të banimit.

Nevoja për ndërhyrje në të gjithë rrjetin e kanalizimeve dhe kullimit mbetet emergjente, ndërsa nga bashkia deklarohet se ka nisur puna për rehabilitimin e kanalit të madh kullues që do të zgjidhë problemin e përmbytjeve në qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat