Mafioz dhe tutor prostitucioni, arrestohet në Durrës, shijakasi i kërkuar nga Interpoli

Durrësi

Mafioz dhe tutor prostitucioni, arrestohet në Durrës, shijakasi i kërkuar nga Interpoli

Më: 12 janar 2018 Në ora: 10:33
Agim Kolgjini

Një 52-vjeçar nga Shijaku, Agim Kolgjini, i kërkuar nga Interpoli, është arrestuar në Durrës. Ai do të ekstradohet në Itali, aty ku gjykata e Genovës ka lëshuar urdhër arresti me burg pasi e ka akuzuar si pjesëmarrrës në organizata të tipit mafioz dhe për ndihmë e shfrytëzim prostitucioni.

Ja njoftimi i plotë:

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak. Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të shtetasit të mësipërm ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian. A.Kolgjini është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat