Terrorizonte nusen 18 vjet më të re, prangoset durrsaku

Durrësi

Terrorizonte nusen 18 vjet më të re, prangoset durrsaku

Më: 5 janar 2018 Në ora: 08:02
Policia në Durrës

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi bashkëshortja e tij 18 vite më e re ka denoncuar se shqetësohej nga burri i saj.

Burimet nga policia thonë se 42-vjeçari M. H., ishte kthyer në makth për 24-vjeçaren S. A., e cila kohë më parë e kishte denoncuar për ushtrim dhune. Gjykata ishte shprehur në favor të 24-vjeçares, duke e pajisur gruan e re me urdhër-mbrojtje.

Por bashkëshorti i saj 42-vjeçar duket se nuk mund të rrinte dot pa e shqetësuar në të gjitha mënyrat e mundshme. Një ditë më parë, ai ishte duke e përndjekur sërish në momentin kur 24-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit.

Këta të fundit kanë arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat