Burri nga Durrësi kërkon të hakmerret, por e pëson keq…

Durrësi

Burri nga Durrësi kërkon të hakmerret, por e pëson keq…

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 17:58
Ilustrim

Një burrë nga Durrësi ishte në burg, por se nuk e ka harruar hakmarrjen ndaj bashkëshortes. Në momentin e parë që ka gjetur një telefon, burri ka telefonuar bashkëshorten dhe e ka kërcënuar me vdekje.

Gruaja sapo ka marrë telefonatën kërcënuese iu drejtua policisë. Sapo u konstatua se telefonata ka qenë me tone kërcënuese dhe me rrezik për jetën e bashkëshortes të të dënuarit, menjëherë ndaj burrit ka nisur procedimi penal. Ai akuzohet për veprën penale: “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Burri me inicialet L.D 53 vjeç ishte në burg me masën e sigurisë “arrest me burg”. Bashkëshortja L.H ka denoncuar telefonatën e rrezikshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat