Moti i keq, vonohen tragetet në Durrës

Durrësi

Moti i keq, vonohen tragetet në Durrës

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 15:13
Durrës

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore. Këtë mëngjes, moti i keq ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve të linjës Bari-Durrës.

Dy tragetet kanë mbërritur përkatësisht me 2 dhe 4 orë vonesë në terminalin e trageteve të portit më të madh të vendit, ndërsa problem ka pasur në orët e mëngjesit edhe në përpunimin e anijeve tregtare.

Burime nga Kapiteneria e portit të Durrësit bënë të ditur se vonesat janë shkaktuar nga deti i trazuar në dy anët e Adriatikut.

Në det të hapur, era me drejtim nga jug-juglindja fryn me shpejtësi deri në 25 m/sek, ndërsa deti regjistron forcën 7-8 ballë. Më pak e trazuar paraqitet situata në Gjirin e Durrësit, ku deti ka forcën 5-6 ballë dhe shpejtësia e erës është e përgjysmuar deri në 12 m/sek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat