Ndalimi i 2 trafikantëve në Durrës, policia jep detajet, 8 të shoqëruar - Bota Sot
Ndalimi i 2 trafikantëve në Durrës, policia jep detajet, 8 të shoqëruar

Durrësi

E premte, 25 maj 2018

Ndalimi i 2 trafikantëve në Durrës, policia jep detajet, 8 të shoqëruar

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 17:52
Mjete lundruese

Policia e Durrësit, ka sekuestruar sot tre mjete lundruese dhe ka shoqëruar 8 persona si të përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se po vijojnë kërkimet në të gjithë vijën bregdetare, të ndihmuar dhe nga Guardia di Finanza.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.12.2017, në lagjen Nr. 15, Spitallë, në afërsi të bregdetit nga kontrollet e ushtruara nga Policia Bregdetare dhe Policia Lokale janë gjetur dhe bllokuar 3 mjete dhe nje karel qe transporton mjete lundruese.

Në lidhje me ngjarjen më lart Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Autoritetet Italiane vijojnë hetimet për sqarimin e situatës.

Në të gjithë vijën kufitare po ushtrohet kontroll I imtësishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Italiane Guardia Di Finanza, Frontex dhe policitë e vendeve fqinjë, për të evidentuar dhe bllokuar ndonjë mjet lundrues qe dyshohet se mund të jetë transportuar me karel deri në breg të detit ku dhe u sekuestruan mjetet dhe kareli.

Deri tani nga asnjë nga Policitë e përfshira në operacion nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues.

Janë shoqëruar 8 shtetas dhe po punohet per zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test