Durrës/ Gjendet ‘pronari’ i heroinës së kapur në port, zbardhen detajet… - Bota Sot
Durrës/ Gjendet ‘pronari’ i heroinës së kapur në port, zbardhen detajet…

Durrësi

E premte, 25 maj 2018

Durrës/ Gjendet ‘pronari’ i heroinës së kapur në port, zbardhen detajet…

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 14:41
Personi është shpallur në kërkim ndërsa është identifikuar me inicialet D. N., banues në lagjen 6 të Durrësit, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor.

Për drogën e kapur në një kamion në portin e Durrësit dalin detaje të reja, në lidhje me personat e përfshirë në gjetjen dhe tregtimin e lëndës narkotike.

Pas identifikimit të drejtuesit të kamionit, Drilon Istrefi është zbuluar dhe bashkëpunëtori I tij, i cili mendohet se ka gjetur dhe heroinën.

Personi është shpallur në kërkim ndërsa është identifikuar me inicialet D. N., banues në lagjen 6 të Durrësit, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor. Pra sipas policisë ka bërë të mundur gjetjen e heroinës.

Së bashku me njëri-tjetrin të dy personat dyshohet të kenë kaluar dhe herë të tjera drogë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar në Durrës duke shfrytëzuar mundësinë e transportit të mallrave nëpërmjet kompanisë së transportit.

Droga ka patur si destinacion shtetin fqinj Italinë. Ndërsa hetimet janë shtrirë dhe për zbulimin e palës pritësë, pra rrjetit në itali. Dyshohet që heroina të ketë kaluar nga Muriqani(shkodër).

Droga u gjet tek koka e kamionit poshtë dyshekut të shoferit, 4 pako heroinë mbështjellë me qese të zezë me peshë rreth 2 kg.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test