Një 57-vjeçar i dënuar me 16 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të drogës, u arrestua nga policia shqiptare në Durrës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Durrësit, ndaluan të shpallurin në kërkim ndërkombëtar, Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.
Gjykata e Apelit në Milano, Itali, më 23 mars 2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Sipas policisë, Daiut i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim.
Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.