I riu nga Durrësi ble me 100 euro false, shpallet në kërkim

Durrësi

I riu nga Durrësi ble me 100 euro false, shpallet në kërkim

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 11:59
Ilustrim

Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Durrës.

Shtetasi i prangosur akuzohet për falsifikim kartëmonedhash, pasi dyshohet se ka blerë disa sende në një dyqan, ku ka paguar me 100 euro false.

Rasti është regjistruar në Radë të Manzës, ndërsa i riu është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

“Më datë 25.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit E.P., vjeç 18, pasi dyshohet se më datë 24.10.2017, në fshatin Radë Manëz, ka blerë sende të ndryshme në dyqanin e shtetasit S.K, vjeç 51, banues në Radë, me një kartëmonedhë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Neni 183 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat