Durrës, gjykata rrëzon kërkesën e bashkisë për “Velierën”

Durrësi

Durrës, gjykata rrëzon kërkesën e bashkisë për “Velierën”

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 16:13
“Veliera”

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e bashkisë së këtij qyteti për heqjen e sekuestros preventive dhe lejimin e vazhdimit të punimeve në projektin e “Velierës”.

Punimet në këtë shesh u pezulluan në muajin mars pas protestës së një grupi aktivistësh të shoqërisë civile që thonë se cenohet trashëgimia historike dhe se projekti dëmton të dhënë të rëndësishme arkeologjike.

Aktivistët iu drejtuan gjykatës për të ndalur punimet e nisura nga Bashkia dhe gjykata mbështeti kërkesën e tyre duke vendosur sekuestron preventive.

Ndërkohë, gjatë seancës raportohet se ka patur debate mes gjykatësit dhe prokurorisë në lidhje me veprimet proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat