The Guardian tregon nëpërmjet fotove bregdetin e bukur të Durrësit

Durrësi

The Guardian tregon nëpërmjet fotove bregdetin e bukur të Durrësit

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama çel rubrikën e tij “Mirëmëngjes” tashmë të bërë traditë me disa foto të përzgjedhura nga The Guardian, ku nëpërmjet tyre tregon jetën në bregdetin e Durrësit.

Në statusin e tij Facebook, kryeministri Rama shkruan: “MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje përzgjedhura nga The Guardian për të treguar përmes pak fotove jetën në bregdetin e bukur të Durrësit, ju uroj një ditë të mbarë ”

Ndërsa në The Guardian nëpërmjet fotos shpjegohet për qytetin e Durrësit, bregun dhe statujat e vendosura në qytet, madje thuhet se Shqipëria kaloi regjimin komunist nën pushtetin e diktatorit Hoxha dhe më tej dhe për qytetin e Durrësit që u shëndërrua në vitet 90-të vendi i migrimit masiv drejt Italisë.

 The Guardian  prezanton me foto: Statuja e bregut-Unë jam një fotograf nga Ljubljana, Slloveni dhe kohët e fundit vizitoi Durrësin, qytetin e dytë më të madh të Shqipërisë. Përgjatë bregut, fëmijët po luajnë në një statujë përkujtimore të rezistencës shqiptare ndaj pushtimit nga forcat italiane të Musolinit më 7 prill 1939.

 The Guardian në një tjeter prezantim: Rreth 35 km në perëndim të Tiranës, Durrësi është një port dhe ndër qytetet më të mëdha në Adriatik. Është gjithashtu një vendpushim popullor bregdetar. Për dekada me radhë, nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, ishte vetëm destinacioni i vetëm i pushimeve në dispozicion të shqiptarëve.

“Qyteti u zhvendos shkurtimisht në Durrës-Enver Hoxhën gjatë fundit të viteve ’80. Pastaj (pas rënies së komunizmit) u bë vendi për migrim masiv në Itali. Gjatë dy dekadave të fundit, Durrësi ka pasur një ndërhyrje”, përmbyll  The Guardian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat