Basha: Rama nuk përgjigjet për premtimet e mbajtura

Durrësi

Basha: Rama nuk përgjigjet për premtimet e mbajtura

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 05:37
Basha

Lideri i Partisë Demokratikë Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve durrsakë të bëhen gati për vendimin e madh për ekonominë, për vendet e punës për taksat e ulura. Në fokus të fjalimit të tij, Basha ka vënë kryeministrin Rama i cili sipas tij nuk ka mbajtur pretimet e dhëna durrsakëve dhe ora e tij për të dhënë llogari ka ardhur.

Basha: A ka ardhur momenti i gjykimit apo jo? A jeni gati të vendosni me votën tuaj? Po Durrësi e ka marrë vendimin? Për Republikën e vjetër apo të re? Për Republikën e re! Ka një javë që bën ekstradë dhe koncert variete. Me çitjane dhe me tuta, barcaleta dhe karikatura. Nuk jep llogari dhe nuk bën bilanc. Koka ka ardhur që një grusht politikanësh që e sollën vërdallë këtë Shqipëri për 25 vite me radhë, dhe ishin të vetmit që përfituan nga frutet e pemës së demokracisë të lëshojnë vendin dhe politika t’i japë rrugë forcës së pakthyeshme të qytetarëve. Unë do të jem kryeministri juaj, kryeministri i punës dhe jo kryeministri i fasadës.

Më herët Basha ishte në Kavajë, ku kërkoi votën për kandidatin për kryetar bashkie Isak Sakjen. Basha u tha banorëve se ndërsa dy partitë e mazhorancës janë në sherr për tepsinë  e pushtetit, qytetarët e kavajas duhet të marrin në dorë fatin e familjeve të tyre.

Basha: Mbete duke udhëtuar nga një ndjekje futbolli në një ndeshje basketbolli. Nga një ekspozitë në Stamboll në një në Nju Jork. Kjo është Shqipëria virtuale, ndërsa kjo ku jam unë është Kavaja reale. Më 25 qershor do votoni numrin 3 për kryetar bashkie. Ndryshimi i sistemit politik është thirrja e ëndrrës tuaj 27 vjeçare për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Marshoni me mua drejt 25 qershorit. Bëjeni natën ditë për fitoren vendimtare të Kavajës.

Kryetari i PD u kujtoi qytetarëve qëndresën dhe fitoren e çadrës iu kërkoi atyre ta ndjekin në marshimin e nisur drejt 25 qershorit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat