Veprimet kryesore luftarake dhe çlirimi i Vlorës

Dokumentare

Veprimet kryesore luftarake dhe çlirimi i Vlorës

Nga: Shkruan Albert Muslijaj Më: 5 maj 2010 Në ora: 13:42

Në përgjigje të vendimit të Kuvendit të Barçallasë, vullnetarë të shumtë nga krahina e Vlorës rrokën armët dhe të organizuar në qeta u grumbulluan në Beun (një rreze mali në juglindje të Vlorës) .Rreth 4 mijë vullnetarë shqiptarë, ndër të cilët kishte edhe gra, u vunë nën urdhrat e komitetit ,,Mbrojtja Kombëtare”. Më 5 qershor të vitit 1920 filloi sulmi i kryengritësve shqiptarë kundër garnizoneve armike. Luftime të ashpra u zhvilluan në të gjitha garnizonet e rrethuara, si në Kotë, në Drashovicë, në Gjorm, në Matohasanaj, në Llogora. Ishte rrethuar gjithashtu garnizoni i Tepelenës i cili qëndroi edhe për disa ditë i mbyllur në kështjellën e qytetit. Më 10 qershor të vitit 1920 ishte çliruar pjesa më e madhe e krahinës së Vlorës. Gjatë luftimeve ishin zënë robër më tepër se një mijë ushtarë dhe oficerë italianë ishin kapur 10 topa dhe shumë armë e materiale të tjera ushtarake.

Lufta e Vlorës, u shndërrua shpejt në një kryengritje shqiptare

Më 11 qershor të vitit 1920 filluan sulmet e para për çlirimin e qytetit të Vlorës. Në të njëjtën kohë qytetarët bre nda në Vlorë filluan të luftonin kundër ushtrisë italiane. Gjatë këtyre luftimeve pati shumë të vrarë nga të dy palët. Luftëtarët e çlirimit treguan shembuj të lartë të heroizmi. U dallua sidomos komandanti i çetës së Salarisë së Tepelenës, Selam Musai i cili ra heroikisht në të hyrë të Vlorës. Kryengritja e armatosur që filloi në Vlorë kundër pushtuesve italianë dhe që në histori ka hyrë më emrin Lufta e Vlorës, u shndërrua shpejt në një kryengritje të të gjithë popullit shqiptar. Shumë vullnetarë nga anë të ndryshme të vendit iu përgjigjen thirrjes së Komitetit ,,Mbrojtja Kombëtare’’për të shkuar në Vlorë. U mblodhën ndihma të shumta në të holla, në veshmbathje në drithë e në bagëti. Qeveria gjithashtu i ndihmoi kryengritësit duke dërguar armë e municione, sende ushqimore dhe disa forca të pakta ushtarake, më tepër oficerë. Në mbështetje të saj u organizuan manifestime në të gjitha qendrat kryesore të vendit dhe në diasporën shqiptare. Lufta e Vlorës si një luftë çlirimtare, gjeti përkrahje edhe në qarqet përparimtare e demokratike jashtë vendit,sidomos në ato italiane. Në një kohë me fitoren e kryengritësve në Vlorë, forcat patriotike të udhëhequra nga Bajram Curri përfunduan më sukses operacionin kundër bandave esadiste reksionare. Kurse më 13 qershor të vitit 1920 demokrati Avni Rrustemi vrau në Paris Esat Pashë Toptanin. Kur komanda ushtarake italiane në Vlorë më 17 korrik deklaroi, ,Jemi dhe do të qëndrojmë në Vlorë!’’, u shtua edhe më tepër zemërimi i kryengritësve dhe i mbarë popullit shqiptar. Prandaj më 23 korrik të vitit1920, luftëtarët e Vlorës ndërmorën një sulm të përgjithshëm dhe pas disa orë luftimesh hynë përsëri në lagjet e jashtme të qytetit. Në këto kushte qeveria italiane pranoi dështimin e saj në Shqipëri dhe më 2 gusht të vitit 1920 ajo nënshkroi në Tiranë një protokoll, me anën e të cilit respektonte sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Trupat italiane do të tërhiqeshin nga Vlora dhe nga pjesët e tjera të ven dit,me përjashtim të ishullit të Sazanit. Marrëveshja e Tiranës ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar dhe pati rrjedhoja pozitive edhe në arenën ndërkombëtare. Qeveria italiane nuk kishte më të drejt të kërkonte nga Konferenca e Paqes në Paris që t’i plotësonte pretendimet e saj mbi Shqipërinë. Po kështu ajo nuk kishte interes që të plotësoheshin pretendimet e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe të Greqisë mbi Shqipërinë. Më 3 shtator të vitit 1920 forcat kryengritëse shqiptare hynë fitimtare në Vlorën e çliruar.

Ndërhyrjet ushtarake të mbretërisë serbo-kroato-sllovene në Shqipëri dhe qëndresa e vendosur e shqiptarëve

Në kohën kur nuk kishte përfunduar ende lufta kundër pushtuesve italianë, lindi një konflikt i armatosur në veri. Në fund të korrikut të vitit 1920 trupat e Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene sulmuan në drejtim të Shkodrës dhe pushtuan Kastratin. Ndërhyrja e re ushtarake ndeshi që në fillim në qëndresën e vendosur të shqiptarëve. Luftimet u zhvilluan në Koplik dhe kjo ndërhyrje u përballua më sukses. Në ndihmë të forcave shqiptare shkuan forca të shumta vullnetare nga Shkodra rrethi i saj,nga Shqipëria e Mesme etj. Pas luftës së Vlorës qeveria e Beogradit vazhdonte të mbante të pushtuara tokat shqiptare brenda kufijve të vitit 1913,në veri dhe në verilindje (malësitë e Kelmendit të Gjakovës dhe krahinat e Hasit, të Kukësit e të Peshkopisë), deri në vijën e quajtur ,,strategjike’’. Tani që Italia ishte larguar nga Shqipëria nuk qëndronte më ,,argumenti’’i Beogradit për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm i italianëve nga ana e Shqipërisë dhe për të mbajtur të pushtuar zonën verilindore. Mirëpo pas largimit të italianëve dhe duke përfituar nga dobësia e shtetit shqiptar, qeveria e Beogradit mendoi se ishte çasti i përshtatshëm për të realizuar planet e veta shoveniste: të mbante përfundimisht në duart e veta tokat shqiptare deri në,,vijën strategji ke’’dhe ta kthente Shqipërinë në një zonë ndikimi.

Qeveria shqiptare u përpoq të ruhej nga provokacionet e vazhdueshme dhe nga ndonjë konflikt i armatosur më Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Ajo i kërkoi qeverisë së Beogradit të tërhiqte forcat e veta në kufirin e vitit 1913, por gjendja nuk ndryshoi. Ndërkohë popullsia e krahinave lindore, duke mos duruar më tej pushtimin serbë, ndërmori veprime të armatosura. Në katundin Arras të(Peshkopisë) u organizua mbledhje e krerëve Dibranë, e cila hartoi planin e kryengritjes. Një rol të rëndësishme luajti Ramiz Dibra, Ramiz Daci e sidomos Elez Isufi, që u bë udhëheqësi kryesor i kryengritjes. Kryengritja e Dibrës filloi nga mesi i gushtit të vitit 1920. Atë e përkrahu, jo zyrtarisht, edhe qeveria edhe qeveria shqiptare edhe forcat e saj të armatosura. Kryengritësit zhvilluan luftime të përgjakshme, çliruan Peshkopinë dhe i detyruan pushtuesit serbë të tërhiqeshin në kufijtë e vitit 1913, duke zënë robër mbi 800 ushtarë serbë. Qeveria serbo-kroate-sllovene mori më njëherë masa dhe nga fundi i gushtit të vitit1920 filloi sulmin për të ripushtuar tokat shqiptare nga ishin tërhequr forcat e saj. Pasi thyen qëndresën e vendosur të dibranëve,forcat serbe që kishin epërsi në numër dhe në armatime, ripushtuan ,,vijën strategjike’’. Marshimin e tyre ato e shoqëruan m e terrorin më të egër, shkatërruan dhjetëra fshatra dhe masakruan banorët e tyre. Ndërhyrja serbe e vuri në gjendje të vështirë shtetin e ri e të pakonsoliduar shqiptar. Megjithatë, qeveria e Tiranës i bëri thirrje popullit për të mbrojtur atdheun nga përparimi i forcave pushtuese të ,,vijës strategjike’’ dhe kundër bandave esadiste proserbe. Forcat qeveritare, së bashku me mijëra vullnetarë shqiptarë që shkuan në përkrahje të tyre, i dëbuan trupat serbe deri të,,vija strategjike’’.Qeveria e Sylejman Delvinës iu drejtua edhe Fuqive të Mëdha, të cilave u kërkoi që Beogradi të tërhiqte trupat e tij nga tokat shqiptare.

Fund

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat