Skënderbeu – kampioni shqiptar i lirisë dhe krishterimit

Dokumentare

Skënderbeu – kampioni shqiptar i lirisë dhe krishterimit

Më: 4 nëntor 2012 Në ora: 18:15

Me Skënderbeun, kampionin shqiptar të Lirisë dhe Krishterimit i tregojmë botës se ne, shqiptarët, jo vetëm luftuam për Liri dhe Pavarësi të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, por edhe nuk lejuam që harta e Perandorisë Osmane të zgjerohej më tej në Europën Perëndimore duke treguar kështu shpirtin e pamposhtur të një kombi që kurrë ndonjëherë s’u përkul dhe s’u përhumb para pushtuesve historikë.
Kaq e përnjohur ishte lufta heroike e Skënderbeut në Europën Perëndimore në vitet 1444 deri 1468 sa “Mbretëria Kristiane ishte e mbushur me famën e Skënderbeut”.
1) Me Skënderbeun, Shqipëria sjell në historinë europiane dhe botërore rolin udhëheqës të tij si një nga figurat më madhore të Botës Kristiane të Mesjetës si pasardhës i denjë i udhëheqësve Ilirë të Perandorisë së Romës, në veçanti i Konstandinit të Madh që përligji krishterimin si besim, por edhe e zhvendosi qendrën e perandorisë Romake në Lindje duke ndikuar edhe gjeografikisht në hartën e Botës Kristiane. Për nga dashuria e pashembullt për vendlindjen, Shqipërinë, bashkimi i shqiptarëve, shtetbërja dhe aftësia udhëheqëse ushtarake i ngjan me Pirron e Epirit që bashkoi si kurrë ndonjëherë Ilirët e Jugut me Lidhjen Epirote të Kaonisë dhe ju gjend popujve fqinjë në ndihmë, në emër të fqinjësisë e paqes rajonale në Mesdhe. Akoma më shumë i ngjet atij, edhe sepse Pirro i Epirit është krahasuar për nga mënyra e të luftuarit me shpendin simbol të tokës amtare dhe të flamurit tonë kombëtar – shqiponjën!
Kur perandoria Romake pushoi së funksionuari, territoret e banuara nga shqiptarët ranë në duart e familjes së Kastriotëve si dhe të fiseve të tjera shqiptare të fuqishme, por Shqipëria ishte pjesa më e fuqishme dhe më e pasura e tyre me Krujën kryeqendër.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat