Dokumentar i fokusuar mbi jetën e Paul Walkerit - Bota Sot
Dokumentar i fokusuar mbi jetën e Paul Walkerit

Dokumentare

E hënë, 18 qershor 2018

Dokumentar i fokusuar mbi jetën e Paul Walkerit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 18:24
Paul Walker

Paramount Network, Network Entertainment dhe producenti i filmit “I Am Heath Ledger”, Derik Murray do të bashkohen për një vështrim gjithëpërfshirës rreth jetës dhe vdekjes së aktorit të shpejtë dhe të furishëm Paul Walker.

Adrian Buitenhuis, i cili bëri regjinë e filmit dokumentar “Ledger”, do të drejtojë edhe filmin dokumentar “I Am Paul Walker”.

Ky i fundit do të shfaqë intervista me shumë shokë të aktorit të ndjerë Walker, të cilët e njihnin shumë mirë, thonë prodhuesit.

Filmi do të eksplorojë karrierën e artistike të Walkerit dhe do të shfaqë, ndër të tjera, pasionin e aktorit për oqeanet dhe jetën e botës detare si dhe punën e tij për të ndihmuar në rindërtimin e Haitit pas tërmetit shkatërrues.

Theksojmë se Walker vdiq në moshën 40-vjeçare në vitin 2013, kur pësoi një aksident automobilistik me Porsche.

Dokumentari do të jetë i fundit nga Murray, i cili, përveç Ledger, ka profilizuar më parë figura të tilla si John F. Kennedy Jr, Muhammad Ali, Bruce Lee.

Filmi i aktorit të ndjerë pritet të shfaqet në Paramount Network më 2 prill të këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test