Fadil Hoxha që të fshihej nga gjermanët kërkonte vrimen e miut - Bota Sot
Fadil Hoxha që të fshihej nga gjermanët kërkonte vrimen e miut

Dokumentare

E hënë, 18 qershor 2018

Fadil Hoxha që të fshihej nga gjermanët kërkonte vrimen e miut

Nga: Dodë Progni Më: 9 mars 2018 Në ora: 07:16
Fadil Hoxha

Kundërvënje ndaj Kryezinjve kishte të bëjë në radhë të parë me qëndrimin e tyre ndaj të ardhmes së Kosovës . Këtë e shpreh hapur Fadil Hoxha në një letër që i dërgonte Liri Gegës,në vjeshtën e vitit 1944,i cili në formë kritike ndaj Kryezinjve i thoshte: ”Kryezinjtë,Kosovën e quajnë pjesë të pa ndarë të Shqipërisë dhe se ata duan që Kosova të dale e bashkuar me Shqipërinë mbas lufte”. 48)  Bazuar në shumë fakte dhe dokumenta, pa asnjë pikë dyshimi mundë te thuhet se,udhëheqësit komunistë të Kosovës ishin bashkëautorë kryesor me serbosllavët në arrestimin dhe agjesimin e Gani Kryeziut dhe realizimin e  masakrës së Hereçit,ashtu siç bashkëpunuan  për   realizimin masakrën së Drenicës dhe shtypjen e nacionalistit të shquar Shaban Polluzha dhe forcave të tij në janar-shkurt 1945,ku u bënë rrafsh me tokë 15 fshatra shqiptare dhe u likujduan mbi 3000 civilë shqiptarë etje.49)

Siç del nga dokumenti i Aktgjykimit të Gjyqit ushtarak të Komandës së qytetit te Beogradit Nr.1884/45,date 27 tetor 1945,arrestimi dhe denimi i Gani Kryeziut është bërë krejtësisht mbi bazën e akuzave të shpifura nga shtabi i Kosmetit dhe udhëheqësit komunistë të Kosovës. Njëra prej tyre,ndër më absurdet,ishte se gjoja, “…Në fillim të vitit 1944,me rastin e sulmit gjerman kundër  njësive të UNÇJ në minjerën e “Zogajt”,i akuzuari Gani Kryeziu tërhoqi njësitin e vet,dhe se për tërheqjen nuk lajmëroi Shtabin Operativ të UNÇJ,dhe për këtë shkak të kësaj sjellje të tij u vrane 30 luftëtarë të UNÇJ” 50) Sipas kësaj akuze i bije që Shtabit te Kosmetit t’i jete asgjesuar gjysma e efektivit,pasi është i dokumentuar fakti se gjithë efektivi i Shtabit të Kosmetit që konsiderohej si njësi e UNÇJ, së bashku me partizanët që e shoqëronin në pranverën e vitit 1944 përbëhej vetem nga 60 veta. 51)

Në të vërtetë një ngjarje e tillë s’ka ndodhur kurre,po është krejtësisht e trilluar. Ngjarjet dhe luftimet e zhvilluara në zonën minerale Kam-Kepenek-Zogaj,dhe përgjithësisht në krahinën e Bytyçit,gjatë tërë vitit 1944,janë të dokumentuara deri në hollesitë më të vogla.Madje nga një dokumentacion që vjen nga burime të ndryshme,përfshi edhe ato gjermane.Ky dokumentacion,një pjesë të të cilit e kemi cituar më më sipër, vërteton katërcipërisht faktin se forcat e Kryeziut, (ose “njesiti” që komandohej prej tij,-siç quhet në aktgjykim), jo vetëm nuk janë tërhequr,po përkundrazi ato gjatë tërë vitit 1944 kan mbajur peshën kryesore në të gjitha luftimet e zhvilluara kundër gjermanëve në zonën minerale Kam-Kepenek-Zogaj-Vogovë-Devë, duke kontribuar në çlirimin e kësaj zone dhe të gjithë Malësisë së Gjakovës. Absurditeti i kësaj shpifje të ndyrë del akoma më lakuriq,kur dihet fakti se,të gjitha formacionet partizane,përfshirë edhe ato të Kosmetit,nuk i kan patur 30 te vrarë gjatë tërë viteve 1943-44 kur qëndruan e luftuan në Malësinë e Gjakovës,ku përfshihet edhe minjera e Zogajt.

I vetmi rast që forcat partizane komuniste,gjatë qëndrimit në Malësinë e Gjakovës, kanë patur 15 të vrarë prej gjermanëve ishin datat  14,15 e 16 shkurt 1944, kur forcat gjermane, të ardhura nga Gjakova, ndërmorën një operacin kundër tyre në qafë të Gashit – Degë - Bujan dhe Gri të Malësisë së Gjakovës. Në këtë rast partizanët u zunë krejt në befasi dhe pjestarët e shtabit të Kosmetit nuk bënë kurrfarë organizimi as kurrfarë qëndrese, por u tërhoqën të shpartalluar duke lënë 15 partizanë të vrare, midis të cilëve Fahri Ramadanin e batalionit “Perlat Rexhepi”, Jaho Sali Manin të bat. “B.Curri”, Xhemajl Shkololli nga Peja  të shtabit të Kosmetit etje.52)

Gjatë këtij operacion,i ashuqujtur operacioni “Pik” Gani Kryeziu me një pjesë të forcave të tij ishin angazhuar në mbrojtje të oficerëve të misionit ushtarak britanikë të cilët qen vënë  në shënjestrën e forcave gjermane për t’u kapur e asgjesuar,por nuk ja arritën këtij qellimi për shkak të dislokimit të tyre në pyjet e fshatit Berishë dhe bashkëpunimit me forcat e Kryeziut.

Ndërsa udhëheqësit komunistë - që komandonin forcave partizane,përfshirë dhe ata të Kosmetit, si Fadil Hoxha me shokë,jo vetëm nuk organizuan kurrfarë qëndrese as nuk hodhën ndonjë pushkë kundër gjermanëve gjatë këtij operacioni,po përkundrazi,pasi i lan forcat partizane  tërësisht të shpartalluara kërkuan “vrimën e miut” për të shpëtuar kokën e tyre. Dhe e gjetën atë në thellësi të Alpeve,në fashatin e largët Curraj të Epërm ku qëndruan disa javë. Ata u kthyen  në Krasniqe vetëm kur mësuan se gjermanët ishin larguar nga i gjithë teritori i Malësisë së Gjakovës. Lidhur me këtë ngjarje,Beqir Ndou-figura “Numër Një” e forcave partizane komuniste që qëndruan e luftuan në Malësinë e Gjakoves gjatë viteve 1941-1944,ish i ngarkuari i KQ të PKSH për luftën në Malësinë e Gjakovës dhe Rrafshin e Dukagjinit,në kujtimet e tij ka deklaruar se: “Shtabi i Kosmetit bëri gabime të mëdha…

Ata nuk kishin organizuar informacion për lëvizjet e forcave armike në drejtim të Malësisë, megjithse ishin në djeni të një operacini të rreptë kundër Malësisë. Dhe se nuk dha asnjë udhëzim,nuk mori asnjë vendim dhe asnjë nga anëtarët e Shtabit ose të Komitetit Krahinor të PKJ nuk shkoi me drejtue luftën kundër gjermanëve. ” 53) U ndala posaqerisht në këto fakte historike që lidhen me një aspekt të veprimtarisë së udhëheqësve komunistë kosovarë gjatë luftës antifashiste,jo për të mohuar meritat e tyre në luftë antifashiste,po për të evidencuar më mire qëndrimin e tyre keqdashës, armiqësor dhe aspak objektiv ndaj Kryezinjve dhe luftës së tyre antifashiste.Për të treguar se si ata arriten të fallsifikojnë e të shpifin kundër Kryezinjve aq sa, edhe fajet  që rëndonin krejtësisht mbi shtabin e Kosmetit u munduan t’i hedhin mbi Gani Kryeziun dhe forcat nacionaliste që ai komandonte.

Veçanarisht Fadil Hoxha,i cili s’pushoi së mburruri për “bëmat” e tij gjatë luftës antifashiste,madje shkroi edhe libra për këtë çeshtje si,”Kur pranvera vonohet” etje. nuk tregoi asnjëherë pakëz burrëri për të thënë qoftë edhe një fjalë të mire për luftën që zhvilluan forcat nacionaliste antifashiste të Kryezinjve.

As kur ishin gjallë,as kur kishin vdekur vëllezërit Kryeziu,ai nuk arrijti të pohojë faktin se, jo një here gjatë vitit 1944,kish qëndruar e luftuar së bashku me Kryezinjtë në Bytyç,në malin e Dobrejt,në Degë të Malësisë së Gjakovës etje.Madje Kryezinjtë me bujarinë dhe frymën e bashkëpunimit që i karakterizonte,kishin furnizuar disa here Shtabin e Kosmetit me bukë, ushqime, veshmbathje dhe armatim.

Megjithatë udhëheqësit komunistë të Kosovës,jo vetëm nuk i pohuan kurrë këto fakte,po përkundrazi i akuzuan Kryezinjtë se gjoja “ merrnin furrnizime nga Aleatët, armë dhe pregatitje të ndryshme ushtarake dhe ushqime… dhe në vend që këto armë t’ja jepte luftëtarëve të UNÇJ në mënyrë që ato të shfrytëzoheshin në luftë kundër gjermanëve dhe tradhëtarëve të popujve të Jugosllavisë,Gani beu këtë nuk e bënte,por këto armë ua jepte njerëzve të vet të cilët kur kriste pak,ata të gjithë shpërndaheshin në shtëpitë e veta,ose ku me ditë se kujt ja dërgonte dhe kujt ja jepte ato armë... Sipas tyre,- këto veprime G.Kryeziu i bënte me qëllim që UNÇJ të ishte sa më dobët e armatosur ” 54) Kjo ishte një ndër akuzat me absurde që shtabi i Kosmetit kish “fabrikuar” kunder G.Kryeziut e cila ju paraqit ati në  Gjyqin ushtarak të Beogradit.                                

3 –  MOHIMI DHE PERSEKUT:

Pas asgjesimit të Lëvizjes Kryeziu,”de facto”, në shtator 1944, dhe likujdimit fizik të tyre,dhjetor 1944,regjimi komunist i Jugosllavisë dhe veçanarisht i Shqipërisë,u angazhuan në një fushatë të gjatë shpifëse e poshtëruese kundër emrit dhe veprës së Kryezinjve.

Pikë së pari,u përpoqën të mohojnë luftën patriotike antifashiste të tyre.Vetë E.Hoxha, krejtësisht në kundërshtim me faktet dhe dokumentët e kohës së luftës të cilat ruhen edhe sot,ka shkruar: “Një ditë Gani Beg Kryeziu na doli me çetë në mal kundër pushtuesve të imagjinuar,dhe “në parim” sepse në fakt çeta e tij nuk ra në asnjë përpjekje,nuk hodhi asnjë.pushkë.” 55)  Ky fallsifikator i historiës,në vitin 1944,e kish lavdëruar Gani Kryeziun duke e quajtur; “president jo zyrtar të Luftës Nacional Çlirimtare në Gjakovë.”

56) Dhe vetëm pak muaj më vonë pa pikë turpi përgenjeshtrojë edhe vetveten duke e quajtur G.Kryeziun si “bashkpunëtor të nazi-fashistëve dhe armik të luftës nac.?lirimtare.”

57) Të tjerë servilë verbanjakë të tij, janë shprehur se, “ forcat e Kryeziut përbëheshin nga 30-60 mercenarë që hidhnin nga një pushkë kodrave sa për të thënë se po luftojnë...Ata bënin ndonjë sulëm sa për të folur BBC-ja”. Dhe se gjoja,”në një aksion të përbashkët me forcat partizane, mercenarët e Gani Kryeziut u tërhoqen,ndërsa partizanët vazhduan  luftën” 58), e të tjera gjepura si këto.

Shpifja e fundit i adresohet ngjarjeve të dates 19 gusht 1944,kur forcat nacionaliste të Kryeziut sulmuan gjermanët në minjerat  Kam e Kepenek e Zogaj.Këto luftime,që i kemi spjeguar e dokumentuar hollësisht më sipër,ishin luftimet më të suksesëshme që forcat e Kryeziut kishin zhvilluar gjatë verës se vitit 1944.Por pas luftës, komunistët u përpoqën të marrin autorësinë e këtij suksesi. Për këtë arësye ata arritën deri në fallsifikimin e dokumentave arkivor, duke hequr emrin e Gani Kryeziut e duke e paraqitur këtë sulëm gjoja të kryer nga partizanët,ndërsa për forcat e Kryeziut than se “u terhoqën”. Këta fallsifikatorë përfituan edhe nga fakti se dokumentacioni i asaj kohe,ve?anarisht ai armik,shpesh herë nuk i dallonte forcat e Kryeziu nga ato të komunistëve,po i emertonte “forcat partizane e komuniste të Gani Kryeziut.” 

Eshtë për të ardhur keq kur sheh se si,ish pjesmarrës të luftës antifashiste arrijnë të fallsifikojnë,pikerisht dokumentet e kesaj lufte qe ruhen ne arkivat shtetërorë,vetëm për të mohuar luftën e sakrificat e bashkëluftëtarve  të tyre nacionalistë. Ata nuk arritën të pohojnë asnjëherë të vërtetën mbi luftën që zhvilluan forcat e Kryeziut,të cilat i dhanë lirisë së Atdheut  tre herë më shumë dëshmorë se sa batalioni “ Bajram Curri”,i cili deri në çlirimin e Shqipërise,njihej si njësia më e madhe partizane komuniste në Malësinë e Gjakovës.

Këta besnikë të E.Hoxhes arritën deri aty,sa mu në mes të krahinës së Bytyçit ngritën lapidarin me të përçudnuar që ka njohur Shqipëria,mbi të cilin ishin shkruar këto fjale: “Prej datës 3 shtator deri me 3 tetor 1944,forcat e Brigadës III heroike shpartalluan mercenarët e u dhan denimin e merituar agjentëve të Iteligjent Servisit, dhe ndihmuan në çlirimin e Tropojës.” 59)  Sipas këtij epitafi qesharak,Brig.e III S e UNÇl shqipëtare paskish bërë “heroizëm” duke “çliruar” Bytyçin e Tropojën nga “mercenarët e Inteligjent Servis-it “ (ështe fjala për forcat e Kryeziut.- D.P.).E ky “heroizëm” na qënkish bërë, nga 3 shtatori deri me 3 tetor 1944, pikërisht në kohën kur është i dokumentuar fakti se,forcat e Kryeziut luftonin e derdhnin gjakun për çlirimin e zonës minerale Byty?, Vogovë,Devë.A nuk është ky një shtrembërim i pa skrupullt i historisë së Luftës antifashiste?!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test