Enver Hoxha i thotë Stojniqit e Dizdareviqit: Njerëz të tillë meritojnë plumbin ballit - Bota Sot
Enver Hoxha i thotë Stojniqit e Dizdareviqit: Njerëz të tillë meritojnë plumbin ballit

Dokumentare

E hënë, 18 qershor 2018

Enver Hoxha i thotë Stojniqit e Dizdareviqit: Njerëz të tillë meritojnë plumbin ballit

Nga: Dodë Progni Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:14
Enver Hoxha

Qëndrimi i tyre pranë Gani Kryeziut në ato momente të vështira,kur ai ish vënë në shënjestrën sllavo-komuniste për t’u asgjesuar,ishte akt guximi e trimërie që rridhte nga ideali i përbashkët nacionalist e demokratik i këtyre luftëtarëve me komandantin e tyre,si dhe nga virtyti i lartë i besës dhe i burrërisë shqiptare,që i karakterizonte këta malësorë.

Pas ekzekutimit, kufomat e tyre të masakruara në mënyrë të pashëmbullt u tërhoqen zvarrë prej ekzekutorve dhe u hodhën njëri mbi tjetrin në një gropë që ish hapur nga fshatarët për një qellim tjetër,duke krijuar ndoshta të parin varr masiv të shqiptarve të ekzekutuar prej serbo-sllavo-komunistëve,pas luftës së Dytë Botërore në Kosovë.Për fat të keq,dora gjakatare sebo-sllave nuk do te ndalej këtu.me Here?in. Ajo do te vazhdonte krijimin e dhjetëra vendvarrimeve të tjera masive ku groposi mijëra shqiptarë. 

Me këtë akt kriminal,udhëheqja komuniste jugosllave hodhi hapin e parë në strategjinë e tyre të dhunës e të terrorit mbi popullin shqiptar të Kosovës. Pas masakrës së Here?it,ajo kreu masakra të tjera,si? ishin shtypja e Shaban Polluzhës dhe forcave të tij,eleminimin e ?do shqiptari që shfaqte pikëpamje nacinaliste,për të arritur deri te masakra e Tivarit,1946, ku serbosllavët asgjesuan mbi 4700 djemë të rinj shqiptarë, për të vazhduar me masakren e Re?akut e pa ndërprerje deri në ?lirimin e Kosovës,në qershor të vitit 1999. 

Mëngjesin e asaj dite që do të kryhej masakra e Hereçit,forcat e OZN-ës kishin thirrur Gani Kryeziun në Këshillin e rrethit të Gjakovës kinse për t’u konsultuar,por pabesisht i kishin vënë prangat duke e akuzuar në mënyrë krejt absurde si,”-bashkëpunëtorë me gjermanët dhe me qeverinë kuislinge të Tiranës,-kundërshtar e armik i Luftës Nacional Çlirimtare” etje.” 42) Pasi e mbajtën rreth një vit nën turturat e hetuesisë,me 27 tetor 1945,në Beograd, i bënë një gjyq formal tipik komunist,me akuza false e deshmitarë të manipuluar,e denuan me 5 vjet burg,dhe e mbyllën në qelitë e burgut të Sremsko Mitrovicës, prej të cilave nuk doli më i gjallë. Vdekja e tij në burg,krejt e pa pritur,në vitin 1951,në moshën 51-vjeçare kur kishte plotësuar denimin dhe priste lrimin u mësua nga një telegram që prokuroria e Sremsko Mitrovicës i dergoi familjes në Gjakovë,por shkaku i vdekjes që ishte tepër i dyshimtë, nuk u tregua dhe nuk u mësua asnjë herë!! 43)

Masakra e Hereçit, eleminimi fizik i Gani Kryeziut dhe bashkëluftëtarëve të tij më të ngushtë,vërtetë u kryen jashtë kufirit të Shqipërisë me autorë të drejtpërdrejtë palën jugosllave,por kjo kurrsesi nuk e perjashton nga përgjegjësia palën shqipëtare.Kjo vepër kriminale ishte  jo vetëm deshirë,po edhe marrveshje e të dy palëve. Këtë e ka pohuar vetë Enver Hoxha në librin e tij: “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.Kur tregon gjoja grindjen e tij me jugosllavët V.Stoiniç e N. Dizdareviç,lidhur me qëndrimin ndaj Kryezinjve,në vitin 1944, pohon t’u ketë thënë atyre: “Interesi i të dy partive tona dhe i luftës sonë të përbashkët kërkon që këta armiqë  të denohen ashpër…Njerëz të tillë meritojnë plumbin ballit.” 44) “ Ushtria jonë Nacionalçlirimtare, -thote ai,i kapi këta banditë (fjala per Kryezinjtë. D.P.) dhe i denoi me vdekje.” 45)  Shkakun themelor të këtij qendrimi teje të rrepte që E.Hoxha mbajti ndaj Kryezinjve e shpjegon sakt e qartë P.Kemp kur thote: “Për sundimtarët komunistë të Shqipërisë, bashkëpunimi me britanikët ishte një krim shumë më i madh se bashkëpunimi me gjermanët.” 46)

Në të vertetë Kryezinjtë,jo vetëm kishin bashkëpunuar me britanikët,po dhe kishin fituar simpatine e përkrahjen e tyre. Ata kishin marr nga britanikët vlerësime të larta si patriotë,si luftëtarë antifashistë dhe si demokratë me orientim politik prendimor. Për pjesëmarrjen në luftën antifashiste dhe idealet demokratike prendimore që aspironin,ata qenë bërë të njohur deri ne çarqet e larta të politikës anglo-amerikane. 

E. Hoxha,që kish vendosur ta bënte Shqipërinë komuniste,ta lidhte ngusht me lindjen “e kuqe” dhe të shkëpuste çdo lidhje me prendimin kapitalist,i vuri Kryezinjtë në krye të listës për t’i eleminuar politikisht dhe fizikisht. Si pro prendimore dhe antikomunistë,ata do të ishin pengesë serioze për pushtetin e tij të ardhshëm.

Pasi kish dështuar në perpjekjet e tij për t’i futur Kryezinjtë në “kularin” e vet nepërmjet një posti qeveritar, dhe eleminimin e tyre ta bente më vonë,siç veproi me disa nacionalistë të tjerë,E. Hoxha, në bashkëpunim me jugosllavët, përpunoi planin e eleminimit urgjent të Kryezinjve duke i akuzuar ata si “kriminel lufte e bashkpunëtorë të fashizmit.” 47)

Ekzekutimin e mori përsiper pala jugosllave, jo vetëm pse ata ishin shtetas jugosllavë, siç thotë E.Hoxha,po nga se ata ishin shumë të interesuar për një ekzekutim të shpejtë e të sigurtë të tyre. Ekzistencen e Kryezinjve, serbo-sllavët e konsideronin tepër të rrezikshme. Ata shiheshin si rrezik  potencial e si “gacë” e ndezur që në çdo moment mundë të përhapnin në Kosovën shpërthyese të asaj kohe flakën e një kryengritje nacionaliste antisllave,ndaj ekzekutimin e tyre nuk mundë t’ja besonin askujt tjetër.

Nga ana tjetër,E,Hoxha në atë kohë,nuk ishte aq i zoti as aq guximtar sa të konfliktohei haptaz me britanikët pë ?eshtjen e Kryezinjve.Britanikët, si? kemi përmendur më sipër,jo një herë  gjatë luftës kishin shprehur simpatinë për poziocinimin e tyre në anën e frontit antifashist.Madje i kishin mbështetur ata gjatë gjithë periudhës së luftës.Në fund të fundit,për E.Hoxhën kishte rëndësi fakti që eleminimi i Kryezinjëve të ishte i sigurtë. 

Likujdimi i Levizjes Kryeziu dhe i vetë Kryeznjëve është një nga shembujt tipik të bashkëpunimit midis udheheqjes komuniste shqiptare me atë jugosllave për eleminimin,në Kosove e Shqipëri,të nacionalistëve antikomunistë,intelektualeve me orientim prendimor dhe njerëzve me influencë në popull, që kishin menduar e ishin përpjekur për Shqipërinë etnike,të lirë e demokratik.

Kur flasim për autorësinë e udheheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare në eleminimin e Kryezinjve dhe levizjes së tyre antifashiste, nuk mundë të anashkalohet roli teje negativ që luajtën udhëheqësit komunistë të Kosovës në realizimin e kësaj vepre kriminale dhe antikombëtare. Kur ishe puna per t’ju kundërvëne Kryezinjëve dhe lëvizjes së tyre antifashiste,ata u treguan përherë të gatshëm për tu sherbyar me shume zell si udhëheqjes komuniste shqiptare ashtu dhe asaj  jugosllave.

Ish anëtarët e shtabit të Kosmetit dhe të Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovën si, Xhavit Nimani,Mehmet Hoxha,Fadil Hoxha,Ymer Pula,Ali Shukria etj.të cilët, ashtu si gjatë luftës, dhe pas saj,kur kishin zënë pozita të rëndësishme drejtuese në partinë dhe shtetin komunist në Kosovë e Jugosllavi,asnjëherë nuk e pushuan luftën kundër Kryezinjve dhe familjes së tyre.

Siç është thënë më sipër,gjatë viteve të luftës rivaliteti midis udhëheqësve komunistë kosovarë dhe vëllezërve Kryeziu ishte i ashpër dhe i vazhdueshëm. Por në vitin 1944,kur dukej e afërt dhe e sigurtë fitorja e koalicionit antifashiste ndaj Gjermanisë naziste,shtabi i Kosmetit dhe udhëheqësit komunistë kosovarë e ashpërsuan së tepërmi qëndrimin kundër Kryezinjve. Kjo ndodhi për shkak se Kryezinjtë ishin figura të njohura,të respektuara, dhe me autoritet të padiskutueshëm në Kosovë. Si pjesëmarrës aktiv në luftën antifashiste,kishin fituar simpatinë e përkrahjen e aleatëve anglo-amerikanë. Ndërsa me pozicionimin e qartë në krahun e nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar që aspironin krijimin e Shqipërisë etnike,dhe me qëndrimin e hapur e të vëndosur antisllavë dhe antikomunist që kishin mbajtur gjatë viteve të luftës,ata kishin fituar përkrahje të gjerë në mbarë popullsinë e Kosovës. Mu për këto arësye udhëheqësit komunistë të Kosovës,pretendent për të marr pozitat drejtuese në Kosovën e pasluftës, bënë ç’ishte e mundur për eleminimin e Kryezinjve, të cilët i kishin rival e kundërshtar politik,ideologjik dhe klasor të kahershëm. Për t’ja arrijtur këtij  qellimi bashkëpunuan ngusht me udhëqeqjen e PKJ dhe të PKSH,duke qëndruar vazhdimisht në ball të çdo aksioni shkatërrues kundër Levizjes Kryeziu.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test