Pas 900 vjetësh bëhet zbulimi i madh në Kalanë e Rozafës, del në dritë sekreti i ... - Bota Sot
Pas 900 vjetësh bëhet zbulimi i madh në Kalanë e Rozafës, del në dritë sekreti i ...

Dokumentare

E hënë, 24 shtator 2018

Pas 900 vjetësh bëhet zbulimi i madh në Kalanë e Rozafës, del në dritë sekreti i ...

Më: 3 mars 2018 Në ora: 22:54
Kalaja e Rozafes

Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë ditët e fundit në kalanë e Rozafës në Shkodër. Ekspedita arkeologjike polake, e cila po kryen prej ditësh gërmime në këtë kala dhe në pjesën përreth saj që ka gjetur skeletin e një njeriu që mendohet se është 900 vjeçar.

Ai është nxjerrë në sipërfaqe me mjaft kujdes me qëllim që mos të dëmtohej. Arkeologët polakë mendojnë se ky zbulim i përket shekullit të 12-të, pra i kohës së pushtimit turk, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Por për të vërtetuar këtë gjë, skeleti do të dërgohet për ekspertizë në një laborator në shtetin francez, ndërsa përgjigja do të vijë vetëm pas një viti.

Përgjegjësi i arkeologjisë në Shkodër, Helidon Sokoli shprehet se këto kërkime synojnë të zbardhin lashtësinë e kështjellës së Rozafatit, konkretisht gjetjen e gjurmëve helenistike.

Ai deklaroi se:

Kemi vazhduar me disa kërkime në tre oborret e kalasë për të parë shtresëzimin e strukturave duke filluar që nga ato më të vonat otomane mesjetare, veneciane për të vazhduar më thellë me të antikitetit. Kemi disa ditë që kemi filluar dhe jemi akoma në shtresat e periudhës otomane mesjetare.

Ne jemi të interesuar për të parë antikitetin, si është e zhvilluar kalaja në fazat më të hershme nga antikiteti i vonë deri në fazat helenistike, por që duhet që të shkojmë shumë më thellë për të kapur këto shtresa të hershme”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test