10 shkurti në histori

Dokumentare

10 shkurti në histori

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 07:42
Ilustrim

60 - Anija romake me Shën Palin rob përplaset në brigjet e Maltës - kështu mendohet - Sepse ka edhe të dhëna të tjera se Shën Pali nuk do të kishte kaluar nëpër iliri, nëse moti me stuhi nuk do të kishte bërë që anija me të cilën ai udhëtonte (lidhur me zinxhirë) nga Jeruzalemi për në Romë të përplasjes në ishullin ilir Mljet (afër Raguzës). Deri kohët e fundit besohej se personi i parë që kishte identifikuar vendin e përplasjes së anijes së Shën Palit në brigjet e Mljetit ishte ati i historigrafisë evropiane, perandori bizantin Kostandin Porphyrogenitus (905-959).

1535 - Dyzet murgesha anabaptiste vrapojnë lakuriq nëpër rrugët e Amsterdamit, në shenjë proteste padhunë kundër varfërisë. Të nesërmen, zyrtarët e qytetit i dënuan murgeshat për herezi dhe i masakruan; kokat e tyre u ngulën në shtylla të vendosura në hyrje të qytetit. Mesazhi ishte i qartë; "ngrihu, po deshe, kundër institucionit".

1798 - Gjenerali Louis Alexandre Berthier (Shefi i Shtabit të ushtrisë së Napoleon Bonapartit ) pushtoi Romën; në 15 shkurt shpallën Republikën romake; dhe 5 ditë më vonë, më 20 shkurt, burgos Papa Piun VI. 1855 - SHBA - Ndryshon ligji mbi shtetësinë: të gjithë fëmijët e prindërve amerikanë të lindur jashtë vendit marrin automatikisht shtetësinë e prindërve.

1917 - Në Adana, Turqi, lindi nga prindër gjirokastritë, Musine Kokalari (disa sjellin si datë të lindjes 25 tetorin 1918). Musine ishte prozatore, politikane, poete, themeluese e partisë së parë social demokratike në Shqipëri (1941); femra e parë ndër disidentët e parë të viteve të para të jetës nën komunizmin e llojit shqiptar; u përndoq, dënua, internua, harrua, braktis, vdiq në mjerim, e sëmurë rëndë, pa njeri pranë, madje as mjek. Musine, femra e pare shqiptare shkrimtare, e arsimuar në perëndim (Itali), bëri emër letrar në vitet 1930 – ’40; Sejfullah Malëshova i afroi anëtarësim në Lidhjen e Shkrimtarëve (por të dy do të përfundonin burgjeve dhe internimeve).

1954 - Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower paralajmëron kundër ndërhyrjes amerikane në Vietnam.

1962 - Moska i kthen Amerikës agjentin Francis Gary Power në këmbim për spiunin sovjetik Rudolph Abel. Francis Gary Powers ishte pilot amerikan i CIA-s, aeroplani U-2 i të cilit u rrëzua ndërsa fluturonte në një mision zbulimi mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Sovjetik më 1960. Rudolph Ivanoviç Abel ishte një oficer i zbulimit sovjetik i arrestuar nga agjentët e FBI-së në vitin 1957 si anëtar i një rrjeti spiunazhi sovjetik me bazë në New York, dhe ishte dënuar me 45 vjet burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat