23 dhjetori në histori

Dokumentare

23 dhjetori në histori

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 07:26
Bazilika e Shën Pjetrit

910 - Vdiq Shën Naumi (i njohur si Naumi i Ohrit). Informacioni mbi jetën e tij të hershme është i pakët. Nuk dihet nëse ishte vendas apo i ardhur. Lindur në vitin 830, në një rajon banuar nga ilirët, pushtuar nga romakët e më pas nga sllavët e jugut, Naumi u bë misioner i krishterë mes banorëve sllavë të sapo ardhur.

1823 - Poezia “A Visit from St. Nicholas”, e njohur edhe si “The Night before Christmas”, botohet për herë të parë, në mënyrë anonime, në gazetën “New York Sentinel”. Vargjet e saj janë cilësuar si "më të bukurat mbi Krishtlindjet të shkruara ndonjëherë nga një amerikan". Poezia e botuar pa emër autori, që më pas doli se ishte e dijetarit Clement Clarke Moore, i cili pranoi autorësinë kur e përfshiu në antologjinë e punimeve të tij me titull “Poems” më 1844, me këmbënguljen e fëmijëve të tij, për të cilët ai e kishte shkruar.

1950 - Papa Pius XII shpall se arkeologët në Romë kishin zbuluar një varr nën bazilikën e Shën Pjetrit që mund të jetë varri i shenjtorit. Pas zbulimit të eshtrave të tjera dhe të një mbishkrimi, më 26 qershor 1968, Papa Pali VI deklaroi se eshtrat e Shën Pjetrit ishin identifikuar plotësisht.

1954 - Transplantimi i parë i suksesshëm i veshkave u krye nga mjekët J. Hartwell Harrison dhe Joseph Murray, në Boston, në Spitalin Brigham. Procedura u bë mes binjakëve identik Ronald dhe Richard Herrick për të eliminuar çdo problem nga ndonjë reaksion i sistemit imun. Për këtë dhe punën e mëtejshme në fushën e transplantit, Dr Murray u nderua me çmimin “Nobel” për Mjekësi në vitin 1990. Marrësi i veshkës, Richard Herrick, vdiq tetë vjet pas transplantimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat