Histori, çfarë ka ndodhur më 16 dhejtor?

Dokumentare

Histori, çfarë ka ndodhur më 16 dhejtor?

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 07:33
Ludwig van Beethoven

1770 - Në Këln, lindi Ludwig van Beethoven – kompozitor e pianist – figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës. Mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve. Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë.

1773 - Revolucioni Amerikan: Boston Tea Party – Anëtarët e shoqatës Bijtë e Lirisë maskuar si indianë të fisit MOHAWK hodhën në oqean në limanin e Bostonit qindra arka çaji, në shenjë proteste kundër taksimit.

1942 - Holokausti : Heinrich Himmler urdhëron që personat romë, të caktuar për shfarosje të dërgohen në Auschwitz .

1950 - Lufta e Koresë: Presidenti amerikan Harry S. Truman shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pasi trupat kineze hyjnë në luftë përkrah Koresë komuniste të Veriut.

1985 - Mafia: Në Nju-Jork, Paul Castellano dhe Thomas Bilotti qëllohen për vdekje me urdhër të John Gottit, i cili vihet në krye të familjes Gambino.

2009 - Filmi Avatar del nëpër kinema në mbarë botën. Me të ardhurat bruto prej 20 miliardë dollarësh, Avatar është filmi më me fitim i të gjitha kohërave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat