14 dhjetori në histori

Dokumentare

14 dhjetori në histori

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 07:29
“Les Propheties”; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori.

1503 - Lindi Michel de Nostredame ose Nostradamus, astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull “Les Propheties”; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori.

1819 - Alabama bëhet shteti i 22 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeqyteti i Alabamës është Montgomery. Qyteti më i madh nga popullata është Birmingham.

1911 - Roold Amundsen, eksplorator norvegjez së bashku me shokë të tij bëhen të parët që arrijnë në Polin e Jugut, 35 ditë përpara Kapiten Skotit.

1939 - Bashkimi Sovjetik përjashtohet nga Lidhja e Kombeve si masë dënimi për pushtimin e Finlandës.

1955 - Ambasadori kanadez në Kombet e Bashkuara, Paul Martin shpërndan një propozim për pranimin e 18 vendeve si anëtare të reja, një prej tyre edhe Shqipëria. Asambleja e Përgjithshme voton 48 me 3 në favor të Shqipërisë (Greqia, Kuba dhe Kina (Taivani) votuan kundër, 5 vende abstenuan). Të nesërmen, Shqipëria pranohet në OKB. Pak ditë më pas, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Dag Hamarskjold paraqiti raportin mbi ekzistencën e kampeve të punës së detyruar në Shqipërinë komuniste.

2012 - 28 persona, shumica fëmijë, u vranë nga të shtënat masive në shkollën fillore në Sandy Hook, Newtown, Konnektikat, SHBA. Policia hyri në mjediset e shkollës rreth pesë minuta pasi u dëgjua e shtëna e fundit që ishte ajo e 20-vjeçarit Adam Lanza, autorit të sulmit, i cili kreu vetëvrasje. Asnjë e shtënë nuk u qëlluan nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat