2 dhjetori në histori

Dokumentare

2 dhjetori në histori

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 07:33
Napoleon Bonaparte

1804 - Në Katedralen e Shën Marisë në Paris, Napoleon Bonaparte kurorëzohet Perandor i Francës; i pari perandor francez në një mijë vjet.

1805 - Napoleoni arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Rusisë dhe Austrisë në betejën e Austerlicit. 75 mijë trupat e Napoleonit i tërhoqën trupat aleate matanë liqenit të ngrirë Menic.

1823 - Doktrina Monroe: Në fjalimin mbi gjendjen e vendit, presidenti i SHBA-së, James Monroe shpall neutralitetin amerikan në konfliktet e ardhshme evropiane, dhe paralajmëron fuqitë evropiane të mos ndërhyjnë në Amerikë.

1867 - Në një teatër të New York City, shkrimtari britanik Charles Dickens lexon pjesë nga shkrimet e tij për herë të parë në publik në Shtetet e Bashkuara.

1888 - Vdiq Namik Qemali - poet, përkthyes, gazetar, reformator, botues - nga Tekirdag, provincë osmane në brigjet e Marmarase, Turqi.

1908 - Në Kinë, fëmija dyvjeçar Pu Yi bëhet perandor i vendit.

1939 - Në New York City u hap aeroporti “La Guardia Airport”.

1961 - Fidel Kastro deklaron se është marksist, dhe do ta çojë Kubën në komunizëm. Kastro erdhi në pushtet me revolucion në vitin 1959, duke krijuar shtetin e parë komunist në Hemisferën Perëndimore. Fideli u bë kryeministër dhe më pas president, derisa u tërhoq në vitin 2008.

1993 - Mbreti kolumbian i drogës Pablo Escobar u vra në Medellin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat