Çfarë ka ndodhur më 9 nëntor?

Dokumentare

Çfarë ka ndodhur më 9 nëntor?

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 08:17
Foto arkiv

1799 - Napoleon Bonaparti udhëheq grushtin e shtetit 18 Brumaire, që çoi në fundin e qeverisë së Triumviratit (udhëhequr nga 3 konsuj). Kështu, Napoleoni u bë Konsulli i Parë i Francës, duke i dhënë fund periudhës së Revolucionit Francez.

1880 - Një tërmet i madh goditi Kroacinë, duke krijuar shumë viktima, përfshi dëmtimin e rëndë të Katedrales së Zagrebit.

1953 - Kamboxhia pavarësohet nga Franca.

1965 - Disa shtete amerikane dhe pjesë të Kanadasë u prekën nga një ndërprerje e energjisë që zgjati 13 orë. Për shkak se shkaqet e këtij defekti nuk ishin të qarta, njerëzit filluan të krijojnë lloj-lloj ideshë; legjenda urbane dhe teori konspiracioni filluan të dalin në pah.

1965 - Punonjësi katolik Roger Allen LaPorte, në shenjë proteste kundër luftës në Vietnam i vë zjarrin vetes para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara.

1989 - Muri i Berlinit midis Berlinit lindor dhe perëndimor ishte shembur, me gëzim dhe pa gjakderdhje, atë ditë, Qeveria e Gjermanisë Lindore kishte njoftuar qytetarët se mund të vizitonin Gjermaninë perëndimore.

1993 - "Stari Most"- "Ura e Vjetër" në qytetin boshnjak Mostar, e ndërtuar në vitin 1566, shembet pas disa ditë bombardimesh gjatë luftës kroate - boshnjake. Më pas, aktivistë ndërmorën nismën për ta rindërtuar, dhe ura e re u hap më 23 korrik 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat