Çfarë ka ndodhur më 24 tetor?

Dokumentare

Çfarë ka ndodhur më 24 tetor?

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 07:48
Katedralja e Chartres

1260 - Katedralja e Chartres, rreth 80 km në jug perëndim të Parisit, përurohet në prani të mbretit Luigj IX. Ndërtimi i saj kishte filluar rreth 70 vjet më parë, dhe sot ende shihet si një nga arritjet më të mëdha të arkitekturës franceze të stilit gotik. Katedralja është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.

1590 – John White, guvernatori i Kolonisë së dytë britanike në Amerikë, kthehet në Angli pas një kërkimi të pasuksesshëm për kolonët që ai kishte lënë në Roanoke (Karolina e veriut), kur ishte larguar 3 vjet më parë. Fati i kësaj kolonie ka mbetur mister. Një mundësi është se kolonët humbën durimin duke pritur kthimin e White - u përpoqën për t'u kthyer vetë në Angli dhe u mbytën në oqean. Disa historianë thonë se kolonët u bashkuan me fiset vendase ose u zhvendosën në rajone të tjera larg.

1857 - Sheffield F. C., klubi i parë i futbollit u themelua në Sheffield, Angli.

1892 - Në Gjenevë, Andoni, një shqiptar 24-vjecar merr diplomën e avokatit. Kjo ëndërr-realitet, ngjarje e shënuar për çdo të ri në mërgim, do të bëhej pikëkthesa drejt një udhe krejtësisht të paparashikuar ndoshta edhe nga vetë ai; kishte shkuar 5 vjet më parë në Zvicër, ku njohu një vajzë, u dashuruan, u martuan, patën një djalë. Dhe e shoqja vdiq. I dëshpëruar, Andoni lë fëmijën me prindërit e tij, ndërsa gjen punë në një firmë avokatësh, që e dërgon në Egjipt. Atje punon disa vjet, por nuk pati sukses.

1940 – SHBA - Fillon zbatimi i ligjit për 40 orë punë në javë, sipas aktit të Standardeve të Drejtave në Punë, i miratuar në vitin 1938. Dhe debatet mbi çështjen se sa orë në javë duhet punuar vazhdojnë. Në mes të viteve 2000, Holanda u bë vendi i parë për të arritur një mesatare të përgjithshme për një javë me 30 orë punë. Disa ekonomistë kanë rekomanduar që java të ketë jo më shumë se 21 orë punë, për të adresuar problemet që lindin nga papunësia, çlirimi i karbonit, varfëria, pabarazia shoqërore, puna e tepërt (mbipuna), neglizhimi i familjes, dhe mungesa e kohës së lirë në përgjithësi. Gjatësitë e kohës së punës ka ardhur duke u pakësuar në vendet e zhvilluara. Ekspertët thonë se me përparimet e jashtëzakonshme teknologjike, njeriu nuk ka arsye të punojë më shumë, por, thonë ata, janë mendësitë e vjetra menaxhuese, që kohëzgjatja e punës ende vazhdon.

1945 - U themeluan Kombet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat