Çfarë ka ndodhur më 19 tetor?

Dokumentare

Çfarë ka ndodhur më 19 tetor?

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 07:38
Nënë Tereza

1812 - Trupat franceze nën Napoleon Bonapartin fillojnë tërheqjen e tyre nga Moska, duke shënuar një pikë kthesë në Luftërat Napoleonike. Miti i Napoleonit si “i pathyeshmi” u trondit rëndë, dhe hegjemonia franceze në Europë u dobësua në mënyrë dramatike. “Grande Armee”, e përbërë nga trupat franceze dhe forcat aleate, u pakësua shumë dhe shkaktoi një ndryshim të madh në politikën evropiane. Prusia, aleate e Francës, pasohet së shpejti nga Austria, që dalin nga aleanca - dhe kështu raporti i forcave ndryshoi, duke shkaktuar Luftën e një koalicioni prej 6 vendesh kundër Napoleonit të parë.

1887 - Lindi në Udine të Italisë, Fluvio Kordinjano - klerik, studiues, filozof, shkrimtar, albanolog. Në vitin vitet 1910 ai ndodhet duke dhënë mësime në kolegjin jezuit Saverian në Shkodër; pastaj dorëzohet prift dhe dërgohet për të sherbyer ne Moravi, Irlandë e Belgjikë; më 1924 kthehet në Shkodër. Nga viti 1926 – 1941, Kordinjano shërben si misionar jezuit në vise të Shqipërisë veriore duke përftuar njohuri të mëtejshme mbi zakonet dhe folklorin shqiptar, Të gjitha këto ai i pasqyron në një seri shkrimesh e monografish në vitet 1940. Fluvio Cordignano vdiq në Rome më 9 maj 1952.(R.E.)

1900 - Max Planck, në shtëpinë e tij në Grunewald, në periferi të Berlinit, zbulon ligjin e çlirimit të materies së zezë (Ligji i Plankut). Ai dha shumë kontribute në fizikën teorike, por fama e tij mbështetet kryesisht në rolin si autor i teorisë kuantike. Kjo teori revolucionarizoi të kuptuarit e proceseve atomike dhe nënatomike, ashtu si teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit revolucionarizoi të kuptuarit e hapësirës dhe kohës. Së bashku, këto përbëjnë teoritë themelore të shekullit të XX në fizikë.

1935 - Lidhja e Kombeve vendos sanksione ekonomike ndaj Italisë fashiste si ndëshkim për pushtimin e Etiopisë.

1943 - Streptomicina, ilaçi i parë antibiotik, kundër tuberkulozit, u zbulua nga shkencëtarët në Universitetin Rutgers, Nju Xhersi.

1960 - Shtetet e Bashkuara vendosin një embargo të pjesshme mbi mallrat e eksportuara në Kubë (pothuajse dy vjet pasi regjimi i Batistas u rrëzua nga Revolucioni Kuban. Embargoja u miratua pasi Kuba kishte shtetëzuar pronat e shtetasve amerikanë dhe korporatave - embargoja u forcua me një embargo thuajse të plotë më 7 shkurt, 1962. Aktualisht, embargoja ndaj Kubës ndalon ose kufizon bizneset amerikane të kryejnë veprimtari në Kubë ose për interesat kubane, duke u bërë embargoja më jetë-gjatë në historinë moderne të tregtisë. Pavarësisht embargos, Shtetet e Bashkuara janë eksportuesi i pestë më i madh në Kubë.

1970 - Në Nju Jork hapet Qendra Botërore e Tregtisë edhe pse punimet në katet e sipërme do të përfundonin në vitin 1972. Ndërtimi kishte filluar në vitin 1966 dhe hapja e kullave binjake mori kohë nga 1970-1973. Prerja e shiritit të përurimit u krye më 4 prill 1973. Me 1368 ft dhe 1362 ft (afërsisht 410 metra të larta), dhe 110 kate secila, kullat binjake ishin ndërtesat më të larta në botë, deri në vitin 1974, kur Kulla Sears në Çicago ua kaloi të dyjave. Fati i Kullave Binjake të Nju Jorkut dihet, ato u rrëzuan si pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

1983 - Senati amerikan miraton një projekt-ligj duke bërë ditëlindjen e Martin Luther Kingut festë kombëtare, ditë pushimi (e hëna e tretë e janarit). Fillimisht, disa shtete rezistuan për të vëzhguar këtë festë, duke i dhënë emra alternativë apo duke e kombinuar atë me festat e tjera. Dita e Martin Luther Kingut, i Riu, u festua për herë të parë zyrtarisht në të 50 shtetet amerikane në vitin 2000.

2003 - Nënë Tereza lumturohet në Romë nga Papa Gjon Pali II. “Jeta e saj në shërbim të të varfërve ka frymëzuar shumë njerëz të ndjekin të njëjtën rrugë. Dëshmia dhe mesazhi i saj përputhen me ato të çdo feje si shenjë se "Zoti vijon ta dojë botën ", tha Papa në ceremoninë madhështore në sheshin Shën Pjetri në Romë më 2003. Historianë thonë se në qoftë se Nënë Tereza do kishte jetuar në shekujt e mëparshëm, Kisha mund ta kishte shpallur shenjtore që në funeralin e saj. Por tani, shenjtërimi zyrtar është më i komplikuar. Shumë besojnë se Nene Tereza, e cila sa ishte gjallë arriti të ngrihej mbi politikat kohës, e konsideruar prej kohësh si “shenjtorje e të varfërve", do të mundet t'i kapërcejë dhe pengesat burokratike që vonojnë shenjtërimin e saj zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat