Qëndrojini larg, dieta me ujë është e rrezikshme

Dieta

Qëndrojini larg, dieta me ujë është e rrezikshme

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 00:38
Ilustrim

Për tu dobësuar pa shkuar në palestër dhe pa mbajtur një dietë specifike, na këshillohet që të konsumojmë vetëm ujë?

Pa prit pak…

Dietat të cilat kërkojnë qëndrimin e shumë orëve pa konsumuar asgjë dhe pjesën tjetër mund të hash ç’të duash, duket se janë tani më popullore se kurrë. Një prej tyre, përshembull është edhe dieta 16:8, që do të thotë 16 orë të ditës kalojnë pa ngrënë asgjë ndërsa 8 të tjerat mund të ushqeheni me ç’të doni.

Nëse ato 16 orë nuk je në gjumë, e gjithë kjo duket e tmerrshme, por jo më shumë se trendi i ri. Prej pak kohësh qarkullon pothuajse e njëjta dietë me ndryshimin e vetëm se në vend të ushqimit duhet të pini vetëm ujë.

Po, kështu siç e dëgjuar! Është ekstreme dhe dietologët këshillojnë të mos e provoni.

Duke marrë vetëm ujë, trupi nuk ka energjinë që i duhet dhe metabolizmi nuk funksionon siç duhet. Edhe kur diçka të tillë e bëni për rreth 24-48 orë, mund të kthehet në situatë të rrezikshme për shëndetin tuaj. Me pak fjalë, nuk po i jepni trupit tuaj çfarë i duhet për një funksion normal.

Edhe nëse humbisni peshë, mos u gënjeni. Do të jetë vetëm për një kohë të shkurtër dhe shumë është e gjitha e pashëndetshme. Pra, sa herë t’ju flasin për një dietë të tillë, ngrihuni nga tavolina, ose më mirë zhdukini ata prej aty!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat