Pijet ideale për të humbur peshë - Bota Sot
Pijet ideale për të humbur peshë

Dieta

E martë, 18 shtator 2018

Pijet ideale për të humbur peshë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mënyrave më të shëndetshme dhe efikase për të hequr kilet e tepërta, duhet të provoni disa pije të mrekullueshme dobësuese.

Siç e dini trupi i njeriut përbëhet nga 75% ujë që përkthehet në peshë trupore. Një mënyrë efikase për tu ndjerë më të lehtë janë pikërisht pijet dobësuese që duhen konsumuar.

Shalqi dhe ujë me limon- Një fetë shalqi, tre gota me ujë me limon dhe kube akulli. I kaloni të gjitha në frulator dhe në fund shtoni copat e akullit.

Lëng portokall, limon dhe grejfruit- Një gotë me lëng portokalli të shtrydhur dhe lëngu i gjysmë limoni dhe gjysmë grejfruiti. I përzjeni sa të fitoni një masë homogjene dhe pijeni të ftohtë ose temperaturë ambienti.

Lëng kivi dhe spinaqi- Mjafton 1 kivi, tre gjethe spinaq, 250 ml ujë dhe ëmbëlsues. I kaloni të gjitha në frulator.

Lëng boronice- 250 ml ujë të ftohtë ose qumësht i skremuar dhe 150 gr boronica. I kaloni në frulator dhe mund ti pini me ose pa akull.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test