Këshilla se si të humbni 2 kg në një javë - Bota Sot
Këshilla se si të humbni 2 kg në një javë

Dieta

E martë, 18 shtator 2018

Këshilla se si të humbni 2 kg në një javë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Një blogere ka publikuar në blogun e saj disa këshilla se si të humbësh 2 kg në një javë duke u ushqyer shëndetshëm. Ajo e ka provuar vetë dhe ka pasur rezultat pozitiv. Lexojini këshillat e saj!

Unë jam një blogere edhe të kesh një blog personal do të thotë të pasqyrosh jetën tënde të flasësh nga eksperienca personale për pasionet e tua, për dështimet, defektet dhe pikat e forta. Që kur kam nisur këtë rrugëtim mund të them që më kam provuar dieta dhe regjime nga më të ndryshmet. Dieta të bëra nga bodybuilder vetëm me fileto, ketogene vetëm me proteina, dieta të cilat i kam braktisur ditën e dytë duke i thënë vetes pse dreqin të duhet ta torturosh veten kështu, kur unë jam një njeri që thjesht dua të jetoj mirë një njeri që dua ta përdor ushqimin në favorin tim. Plus apo minus 5 kilogramë kjo pak rëndësi ka trupi jonë do ndryshojë nga shumë faktorë. Dhe si përfundim e kam gjetur paqen me veten me regjimin tim dhe padiskutim me jetën e shëndetshme. Tani unë jam 6 kilogramë plus dhe si sezon vere kam 1 javë që kam nisur një regjim të cilin dua ta ndaj me ju. 

Për 1 javë kam humbur 2 kilogramë që kladifikohet te humbjet e shëndetshme. Do ju sygjeroja që nëse nisni edhe ju duhet ta alternoni me aktivitet të paktën me 40 minuta ecje alternuar me vrap do të ishte idealja. Të pini uji të paktën 2 litra në ditë. Fillojeni mëngjesin vonë rreth orës 12 dhe mbylleni darkën në orën 20:00. Deri në orën 12 konsumoni kafe, çaj dhe uji që janë me 0 kalori. Dhe vaktet dhe snack konsumojini gjatë intenerarit 12:00 – 20:00. Tani le të mos zgjatemi por të fillojmë me planin.

Shembuj mëngjesesh

6 lugë gjelle tërshërë dhe 100 gram kos pa yndyrë.
Një gotë me lëng portokalli.
1 vezë të zier dhe 1 gotë qumësht
1 gotë qumësht dhe 1 fetë buke thekur.
Omletë, 2 lugë gjize pa kripë

Shembuj drekash

200 gram oriz (të gatuar me pak kripë dhe pak vaj ulliri) dhe 150 gram fileto ose e thënë ndryshe 1 cop normale.
Sallatë grekePeshk zgare
Supë me perime dhe sallatë jeshile
Patate të zier 150 gram (ose e thënë ndryshe 2 kokrra mesatare)

Brokoli 200 gramFileto 150 gram

Sallatë jeshile
1 fetë buke me supë

Domate dhe kastraveca½ avokado

Omletë

Shembuj snack

1 frut përveç bananes
3 lugë gjizë me 1 pjeshkë
Sallatë me jeshile
Disa perime të ziera
Smothie
Kakao 
10 bajame me mollë jeshile

Shembuj darkash

Supë
Sallatë me 100 gram kos
Fileto me 2 patate të ziera
Perime furre me sallatë jeshile
Kos dhe 3 kivi 
1 fet buke me 1/2 avokado,domniate

Këto ishin disa shembuj por që ka pa fund kombinime. Gjatë një regjimi për humbje ne duhet të hamë shumë thjesht dhe pa i komplikuar gatimet. Duhet të jeni të informuara se në këtë periudhë të eleminoni vajin sa më shumë,kripën dhe sheqerin do të ishte ideale ta eleminoni fare. 

Të keni kujdes në sasi. Sallatë dhe perime mund të hani pak më tepër sepse janë me pak kalori. Si snack do ju sygjeroja 1 herë në ditë. Në fund të ditës mendo çfarë ke ngrënë gjatë ditës.

Llogarit edhe ato kafshatat që fusim në gojë duke menduar që 1 është dhe nuk na bën keq. Nëse arrin ti mbash mend të gjitha çfarë ha do të thotë se je në rrugën e duhur. Durim sepse rezultatet nuk vijnë për 1 javë. 

Thjesht vazhdoni dhe shumë shpejt trupi do ua kthej mbrapsh. E gjitha ka të bëjë me vazhdimësinë. Unë fillova,fillo edhe ti.Përqafime,Cenkuela!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test