Dieta kineze: Hiqni më shumë se pesë kilogramë për një javë!

Dieta

Dieta kineze: Hiqni më shumë se pesë kilogramë për një javë!

Më: 21 maj 2018 Në ora: 17:56
Ilustrim

Me zvogëlimin e marrjes së kalorive dhe mjaft lëngjeve mund të hiqni pesë kilogramë për një javë.

Ushqimi kinez çon në humbjen e peshës për shkak të faktit që kufizon marrjen e kalorive ditore në 800 deri në 1.000. Pos kësaj, dieta përmban mjaft lëngje: ujë mineral, çaj të gjelbër dhe lëngje pemësh të freskëta.

Këto pije do të pastrojnë trupin nga materiet e grumbulluar të dëmshme dhe do t’ju mbrojnë nga vitaminat dhe antioksidanset e domosdoshme.

Karakteristikë tjetër e ushqimit kinez është sepse përbëhet nga produktet e njohura: në të nuk ka ushqime ekzotike.

Në afat prej një jave, ushqimi juaj do të përfshijë perime të freskëta, pemë, oriz, bukë thekre dhe peshk.

Regjimi i këtillë i ushqimit është i përshtatshëm vetëm për njerëzit plotësisht të shëndetshëm, prandaj para se të ndërroni ushqimin e përhershëm, konsultohuni me mjekun tuaj.

Gjatë dietës patjetër duhet të eliminoni nga ushqimi ëmbëlsirat dhe produktet e miellit, yndyrat shtazore, alkoolin dhe kafen.

Gjithashtu është e domosdoshme që të ulni marrjen e kripës dhe erëzave.

Dita e parë:

Kafjalli: 150 gr lakër të freskët, 200 ml ujë mineral,
Dreka: 4 lugë oriz të zier, 150 gr sallatë nga karota dhe vaji i ullirit, 200 ml ujë të thartë
Darka: 150 gr peshk të zier, pak bukë të thekrës, disa gjethe të sallatës së gjelbër, 200 ml çaj të gjelbër.

Dita e dytë:

Kafjalli: 150 gr sallatë nga karotat me vaj ulliri, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml ujë mineral
Dreka: 200 gr sallatë nga karota, lakër, sallatë të gjelbër, selino, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml lëng të shtrydhur nga molla
Darka: 100 gr oriz të gatuar, sallatë e gjelbër, gjysmë grejpfruti, 200 ml ujë mineral.

Dita e tretë:

Kafjalli: 200 gr sallatë me mollë, dardhë, portokall, banane, 200 ml lëng të shtrydhur nga portokajtë
Dreka: 250 gr shparguj të zier, 150 gr sallatë me lakër me lëng limoni, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml ujë mineral
Darka: 250 gr kërpudha të ziera ngadalë (pa vaj), 1 patate të vogël të zier, 200 ml ujë mineral.

Dita e katërt:

Kafjalli: mollë, portokaj, bukë thekre, 200 ml lëng të freskët të shtrydhur nga portokajtë
Dreka:300 gr shparguj të zier me oriz dhe borzilok, 1 mollë, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml ujë mineral
Darka: 200 gr peshk të zier, 2 patate të vogla të ziera, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml çaj të gjelbër.

Dita e pestë:

Kafjalli:150 gr qull orizi të zier në ujë, 200 ml ujë të thartë
Dreka: 200 gr sallatë me lakër të bardhë, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml ujë të thartë
Darka: 200 gr sallatë nga lakra, karota, sallata e gjelbër dhe vaji ullirit, 1 rriskë bukë thekre, 200 ml ujë mineral. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat