Dieta koreane, sekreti oriental për të humbur peshë - Bota Sot
Dieta koreane, sekreti oriental për të humbur peshë

Dieta

E premte, 20 korrik 2018

Dieta koreane, sekreti oriental për të humbur peshë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Gratë aziatike kanë tërhequr vëmendjen e Perëndimit falë trupit të tyre të hollë. Dhe pse gjenetika ka të bëjë shumë, nuk mund të mohojmë se mënyra e tyre e ushqyerjes ka një rol të rëndësishëm.

Cili është sekreti? Pse konsiderohet si Vendi “më i shëndetshëm”? Dieta koreane u bë e famshme në botë falë vetive të saj dobësuese. Për shkak të boom-it të kuzhinës koreane në botë, shumë persona kanë krijuar pjata ushqyese shumë të rrepta. Në përgjithësi, ka disa “sekrete” të kësaj diete nga mund të marrim pikënisjen për një ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Perimet e freskëta dhe orizi janë baza e dietës koreane, kanë pak kalori dhe janë prezent në të gjitha pjatat kryesore.

Për koreanët, ndryshe nga Perëndimi, mishi është ushqyes sekondar. Prandaj dieta e tyre ka më pak kalori. Mishi i kuq zëvendësohet nga peshku, apo frutat e detit që janë burim i Omega 3.

Si traditë, supat janë pjesë thelbësore e vakteve koreane. Janë pjata të lehta për tu përgatitur, dhe falë përzierjes së erëzave, dhurojnë dhe ndjesinë e ngopjes.

Çajrat bimorë janë një tjetër motiv për të quajtur regjimin korean si dobësues.

Kimchi është pjata tradicionale koreane, një ushqim i fermentuar me bazë lakrën kineze të dehidratuar dhe me kripë, shoqëruar me hudhra, xhinxhër, salcë peshku dhe speca. Është ngopës dhe pak kalorik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test