Pesë dietat më të mira për diabetikët

Dieta

Pesë dietat më të mira për diabetikët

Më: 7 maj 2018 Në ora: 13:22
Ilustrim

Ushqimi për personat e prekur nga diabeti duhet të jetë jashtëzakonisht i shëndetshëm.

Nëse ushqeheni me rregull atëherë kjo ndikon në kontrollin e sheqerit, peshës trupore dhe disponimin tuaj të mirë.

Këto janë disa nga dietat të cilat në tërësi janë të përshtatura për personat e prekur nga diabeti.

Dieta standarde

Mos përdorni ushqim të fërguar, ëmbëlsira, pije të ëmbla dhe çdo gjë që është me kripë dhe e ëmbël. Në vend të kësaj fokusohuni në perime, drithëra integral, prodhime qumështi dhe me yndyrë të ulët, pemë dhe yndyra të shëndetshme.

Dieta mesdhetare

Në këtë grup bëjnë pjesë shumë pemë dhe perime, peshq, mish pule, drithëra integrale. Por, duhet shmangur mishin e kuqe, kripën dhe gjalpin.

Dieta Dash  

Në kuadër të kësaj diete konsumohet pemë, perime, prodhime qumështi me yndyrë të ulët, drithëra integrale, arra dhe fasule. Hulumtime tregojnë se nëse i përmbaheni si duhet kësaj dite, vjen deri tek ulja e nivelit të sheqerit në gjak dhe humbja në peshë.

Dieta e zonës

Shujtat duhet të përmbajnë 40 për qind të karbohidrateve, 30 për qind proteinë dhe 30 për qind yndyra. Për shembull, mund të hani mish pule, por nuk guxoni të përdorni patate.

Studimi nga viti 2015 tregon se kjo dietë ka veprim pozitiv në kontrollin e glikemisë dhe madhësisë së belit, kështu që mund të jetë i mirë për ju. Para se të vendosni për këtë lloj diete, konsultohuni me mjekun.

Ushqimi vegjetarian

Kufizimi ose shmangia e prodhimeve të mishit si të pulës, peshkut dhe jogurtit mund të jetë ushqim i shëndetshëm. Studimet tregojnë se njerëzit që ushqehen me ushqime bimore marrin më shumë fibra, më pak kalori dhe yndyra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat