Dietat mesdhetare nxit bakteret e mira në zorrë - Bota Sot
Dietat mesdhetare nxit bakteret e mira në zorrë

Dieta

E premte, 20 korrik 2018

Dietat mesdhetare nxit bakteret e mira në zorrë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Ushqimi i shumë perimeve, peshkut dhe vajit të ullirit rrit nivelet me gati 10%, ka bërë të ditur një studim.

Një dietë me bazë bimore është gjetur për të rritur diversitetin bakterial në zorrë.

Dietat mesdhetare kanë qenë më parë të lidhura me shëndetin e mirë të zemrës dhe mëlçisë.

Rezultatet u krahasuan me një dietë të mishit të rëndë perëndimor.

Autori kryesor i studimit, Hariom Yadav nga Qendra Medicinale në Karolinën e Veriut, tha njerëzit kanë rreth dy miliardë baktere të mira dhe të këqija që jetojnë në zorrët tona.

“Nëse bakteret janë të një lloji të caktuar dhe nuk janë të balancuar siç duhet, shëndeti ynë mund të vuajë. Studimi ynë tregoi se bakteret e mira, kryesisht Lactobacillus, shumica e të cilave janë probiotike, u rritën ndjeshëm në grupin e dietave mesdhetare", tha ai.

Bakteret e dobëta të zorrëve më parë kanë qenë të lidhura me kushtet si depresioni dhe pneumonia.

Studimi është publikuar në revistën Frontiers in Nutrition.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test