Dieta e dorës për dozën e duhur të ushqimeve - Bota Sot
Dieta e dorës për dozën e duhur të ushqimeve

Dieta

E martë, 18 shtator 2018

Dieta e dorës për dozën e duhur të ushqimeve

Më: 21 prill 2018 Në ora: 15:24
Ilustrim

Ekzistojnë dieta të shumta për të humbur kilogramët e tepërt, por një nga më të veçantat është dieta e dorës. Ajo na mëson për të matur pjesën e duhur të ushqimit për të konsumuar, në mënyra të ndryshe nga personi në person në bazë të madhësisë së pëllëmbës, grushtit apo gjatësisë së gishtërinjve të dorës.

Kjo dietë bën të mundur matjen e racioneve ushqimore të ndryshme në mënyrën më të mirë. Kur një person është në dietë është e rëndësishme jo vetëm ajo që ai konsumon por edhe sasia. Dieta e dorës ofron një metodë të thjeshtë për dozën e ushqimeve më të mira që ne duhet të konsumojmë bazuar në madhësinë e trupit tonë.

Si funksionon dieta e duarve?

Kjo nuk është në fakt një dietë e strukturuar e vërtetë, por një sistem i dozimit të pjesëve të bazuara në madhësinë e duarve, të cilat janë të ndryshme nga personi në person. Kjo metodë sugjeron matjen e pjesëve të ushqimit duke përdorur vetëm gishtërinjtë dhe pëllëmbët në varësi të ushqimit të zgjedhur. 
Përveç rekomandimit për të konsumuar pesë herë në ditë fruta dhe perime, nuk ka udhëzime zyrtare për madhësitë e pjesës që duhet të marrim. Sidoqoftë, Sian Porter, një dietolog dhe zëdhënës i Shoqatës Britanike Dietetike, propozon një udhëzues të shkurtër që ne mund mësojmë nëse duam të mbajmë peshën, ose të humbim peshë. 
“Avantazhi i dukshëm i përdorimit të duarve është se gjithmonë i keni ato me vete, është proporcionale, nëse jeni një person më i mbushur, do të keni nevojë për një pjesë më të madhe ushqimi, pra duart tuaja do të jenë më të mëdha dhe pjesa do të rregullohet automatikisht. Në të njëjtën mënyrë, fëmijët kanë nevojë për pjesë të përshtatshme ushqimi me përmasat e duarve të tyre”.

Ja si përllogariten pjesët e duhura të ushqimeve të ndryshme.

Makarona, oriz dhe karbohidratet e tjera të papërpunuara 
Porcioni i tyre nuk duhet të tejkalojë madhësinë e grushtit të mbyllur. Edhe për patatet nuk duhet të tejkalojnë masën e një grushti.

Buka
Feta e bukës duhet të ketë trashësinë e majës së gishtit.

Mishi 
Racioni i mishit që do konsumojmë nuk duhet të jetë më i madh se pëllëmba e dorës, prandaj gishtat përjashtohen. Dietologu Porter sugjeron të hahet një pjesë e proteinave në çdo vakt në mënyrë që trupi t’i ketë rezervë gjatë ditës. Gjithashtu mbani mend që kurrë të mos tejkaloni dozën prej 500 gram mish të kuq në javë dhe të përdorni proteina të tjera të tilla si peshk, fasule dhe bishtajore.

Peshk 
Pjesa e peshkut mund të ketë madhësinë e një dore të rrafshët, duke përfshirë edhe gishtërinjtë. Kjo sasi këshillohet për peshqit e bardhë, pasi janë të varfër me yndyrna dhe kalori, por pavarësisht sasive të ulëta të Omega 3 ata janë të pasur me selen.

Peshk i yndyrshëm
Nëse hani peshk yndyror si salmoni ju duhet të kufizoni veten në pëllëmbën e një dore dhe rekomandohet që të konsumohet vetëm një herë në javë për të siguruar dozën e duhur të Omega 3.

Djathi
Sasia e duhur për konsum është më pak se dy gishta.

Gjalpi
Për konsumimi e tij është e nevojshme të merren parasysh dimensionet e një gishti.

Perime
Në varësi të llojit, doza e perimeve në çdo vakt duhet të jetë korresponduese e dy duarve të bashkuara në rastin e spinaqit të papërpunuar ose sallatës ose një grushti të mbyllur nëse është brokoli.

Fruta pylli
Doza e duhur e këtyre frutave të vogla është aq sasi, sa mund të mbahen në dy duar. Frutat e tjera normale është sasia e grushtit të dorës.

Frutat e thata
Nëse dëshironi frutat e thata, mos e tejkaloni sasinë e një pjese të dorës tuaj. Kjo është një zgjidhje e shkëlqyer e ngopjes e pasur me yndyrna të shëndetshme për zemrën.

Majonezë dhe salcat e tjera
Është e lejuar që ato të konsumohen sa për të shtuar shijen e ushqimeve të veçanta, por maja e dy gishtave nuk duhet të tejkalohet.

Çokollata 
Një pjesë e çokollatës për konsumim mund të jetë ajo që korrespondon me gishtin tregues.

Akullore 
Sasia që duhet për të konsumuar për të larguar dëshirën e akullores është masa e një grusht të mbyllur.

Tortë 
Një fetë e tortës duhet të jetë me të vërtetë “e hollë”, në fakt ajo korrespondon me gjerësinë dhe gjatësinë e dy gishtave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test