Humbni kilogramët e tepërt gjatë menopauzës: Rregulla të thjeshta për linjë të mirë! - Bota Sot
Humbni kilogramët e tepërt gjatë menopauzës: Rregulla të thjeshta për linjë të mirë!

Dieta

E premte, 20 korrik 2018

Humbni kilogramët e tepërt gjatë menopauzës: Rregulla të thjeshta për linjë të mirë!

Më: 19 prill 2018 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Pas menopauzës, niveli i kalciumit në organizëm do të ulet mjaft, andaj mund të ndieni simptoma të lodhjes, thyerjes së eshtrave, thonjve të brishtë, ngërçeve të muskujve etj.

Secila femër dëshiron që të duket sa më mirë që të jetë e mundshme dhe të ketë trup perfekt, pavarësisht moshës.

Nëse mendoni që është e pamundshme të keni shtat më të hollë se pas menopauzës, gaboni!

Vetëm duhet t’u kushtoni kujdes faktorëve të caktuar dhe të gjeni opsionin ideal për ju.

Nuk është e lehtë të humbësh kilogramët gjatë menopauzës, para së gjithash, për shkak të ndryshimeve hormonale të cilat ngadalësojmë metabolizmin, por nëse ushtroni rregullisht dhe ushqeheni shëndetshëm, shpejt do ta arrini qëllimin e dëshiruar.

Po ju sjellim disa rregulla të thjeshta të ushqimit të cilat do t’ju ndihmojnë të realizoni peshën e dëshiruar pas menopauzës.

Nëse u përmbaheni, jo vetëm që do të dobësoheni gjatë menopauzës por do të përmirësoni edhe shëndetin tuaj.

1. Ulni futjen e hidrokarbureve në organizëm

Kur të shkoni në dyqane të blini artikuj ushqimorë, mos i blini ata që përmbajnë hidrokarbure.

Mos blini bukë të bardhë, ëmbëlsira, oriz të bardhë, ushqim të përpunuar dhe produkte të tjera “të dëmshme”. Zëvendësoni me ato me kokërr të plotë siç janë buka integrale, orizi integral dhe kinoa.

2. Balanconi ushqimin me perimet

Gjatë menopauzës do të vëreni që disa ndryshime në ushqim do të jetë shumë e vështirë t’i bëni. Prandaj, duhet të hani më shumë perime. Perimet do t’ju mbrojnë, sepse kanë më pak kalori.

Mund të hani perime sado që të dëshironi. Përfshini në ushqim këto perime të freskëta: brokolin, kungulleshat, specat, domatet, karotat, kastravecët, lulelakrën.

3. Shtoni futjen në organizëm të artikujve të pasur me kalcium…

Për të penguar këto simptoma, do të duhej që në ushqim të përfshini më shumë fruta arrore, qumësht, jogurt dhe djathë. Gjithashtu, aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm.

4. Ulni konsumimin e mishit të kuq dhe zëvendësojeni me mish peshku

Nëse dëshironi të humbni kilogramët, do të duhej të shmangni mishin e kuq dhe ta zëvendësoni me mish peshku. Peshku dhe frutat e detit janë shumë të dobishëm për shëndetin dhe humbjen e kilogramëve.

Siç po e shihni, këto rregulla janë shumë të thjeshta, por edhe të efektshme. Përmbajuni nëse dëshironi të arrini peshën e dëshiruar pas menopauzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test