Do të dobësohem duke ecur! Ja sa hapa duhet të bëni në ditë

Dieta

Do të dobësohem duke ecur! Ja sa hapa duhet të bëni në ditë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 14:54
Ilustrim

Ekspertët e kanë thënë prej kohësh që ecja jep rezultate më të mira në rënien ne peshë se vrapi dhe të mundon shumë më pak.

Mirëpo, sa duhet të ecim? Këshillohen jo më pak se 10 mijë hapa në ditë në mënyrë që të digjen yndyrnat. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i ecjes, siç kemi përsëritur shpesh është edhe reduktimi i stresit…

Trainieri personal i disa prej emrave më të njohur të shoëbizit ndërkombëtar, këshillon që të bëni 10 deri në 15 mijë hapa në ditë, me rritëm konstant dhe rezultatet nuk do të vonojnë të duken. Nëse i llogarisim me kohë, do t’iu duhen rreth 45 minuta për të realizuar planin!

Në rast se punoni në zyrë dhe duhet të rrini për orë të tëra përpara kompjuterit, duhet të kujtoheni të ngriheni të paktën çdo 1 orë, për të bërë rreth 100 hapa…Nuk janë shumë, provojeni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat